Rama në Katar, bashkëpunime në
punësim dhe në transportin ajro

Rama në Katar, bashkëpunime në<br />punësim dhe në transportin ajro
DOHA - Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Katar për një vizitë zyrtare, u takua sot me Emirin e Katarit, Lartësia e Tij, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e turizmit dhe bujqësisë.

Me interes të veçantë u pa edhe bashkëpunimi në fushën e transportit ajror, ku “Qatar Airways” është një nga linjat kryesore në këtë sektor.

Emiri i Katar u shpreh gjithashtu i gatshëm për të mirëpritur më shumë shqiptarë në Katar, të cilët mund të punësohen kryesisht në shërbimin shëndetësor, arsimor dhe ndërtim.
Ndërkaq ditën e djeshme Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin e Katarit, Sheiku Abdullah Bin Nasser Al Thani. Në përfundim të takimit me Kryeministrin e Katarit, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i pranishëm në vizitën në Katar, firmosi në emër të delegacionit shqiptar “Marrëveshjen në lidhje me rregulloren e punësimit të fuqisë punëtore në Shtetin e Katarit”, e cila rregullon punësimin e shtetasve shqiptarë në Katar, si dhe “Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë”.

Gjatë takimit me Kryeministrin e Katarit u fol kryesisht për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu gjatë vizitës në Katar, Kryeministri Rama zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Katarit Sheikun Khalifa bin Jassem bin Mohammed Al Thani, si edhe me Ministrin e Shtetit dhe CEO e Autoritetit të Investimeve të Katarit, Ahmad M. Al-Sayed. Bisedat në këto takime u përqendruan te nxitja e tregtisë dhe shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve, gjithashtu u fol për projekte të ndryshme në fushat e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.

Gjatë kësaj vizite në Katar, Rama shoqërohej edhe nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni, si dhe nga deputetë dhe kryetarët e bashkive, të Durrësit e Lezhës, Vangjush Dako dhe Viktor Tusha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta