Rama në Katar: Marrëveshjet
hapin një kapitull i ri bashkëpunimi

Rama në Katar: Marrëveshjet<br />hapin një kapitull i ri bashkëpunimi
KATAR - Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar për një vizitë zyrtare gjatë së cilës do të takohet me Kryeministrin e Katarit si dhe me Autoritetin e Investimeve të Katarit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", i cili shprehet se marrëveshjet e arritura hapin një kapitull të ri bashkëpunimi.
 
“Hapet një kapitull i ri bashkëpunimi - Sot në Doha/Katar gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve për punësimin e shëndetësinë, të cilat hapin siparin e një kapitulli të ri bashkëpunimi ekonomik, social e kulturor”, shkruan kryeministri Rama.
rama ne katar

Më herët, në faqen e tij në rrjetin social "Twitter", kryeministri shkruante se do të ketë një grup të përbashkët pune për vlerësimin e investimeve strategjike në Shqipëri.
 
“Grup i përbashkët vlerësimi për investime strategjike me Autoritetin e Investimeve të Katarit dhe pastaj vizita e KM të Katarit në Shqipëri.” shkruan Raman në postimin e tij.  
Ndërkaq më herët në një tjetër postimi kryeministri shprehet se në vizitën e tij drejt Katarit do të diskutojë në lidhje me thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
 
“Dite takimesh ne Katar per te treguar Shqiperine qe rilind dhe masat e reja per thithjen e investimeve te huaja.” shkruan Rama në Twitter.
 
Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos