Rama mbyll fushatën e PS në Elbasan dhe Kavajë: Ambiciet e non-gratës dhe Like Floririt do zvogëlohen pas 14 majit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarë të Kavajës ka kërkuar votat për një mandat tjetër për kandidatin e PS-së Redjan Krali në këtë bashki. Ai tha se Kavaja nuk duhet të kthehet më mbrapa duke votuar për ata që kishin marrë peng bashkinë.

Duke sulmuar Metën dhe Berishën, Rama tha se në 14 maj, të dy duhet të marrin përgjigjie të qartë nga qytetarët në të gjitha bashkitë. Sipas tij në zgjedhjet vendore, aleatët e Shqipërisë, do të numërojnë sesa shqiptarë nuk e kanë kuptuar që Berisha është një person i padëshirueshëm nga SHBA  dhe BE.

“Është shumë e rëndësishme që në të gjitha bashkitë non-grata të marrë një përgjigjie të qartë se nuk merr dot njeri për budalla. Ndërkombëtarët nuk do numërojnë votat e PS ditën e dielë, nuk u intereson PS, as Redi e Edi, ata do numërojnë votat që do marrë non-grata për të kuptuar sa shqiptarë Akoma nuk e kanë kuptuar dhe si dreqin akoma këta shqiptarët nuk e kuptojnë se kjo nuk është një çështje personale, por shumë më e thellë ndaj një individi që është kokrrizë rëre në oqean por që ka qenë një person i gjithëpushtetshëm në Shqipëri dhe që ka dhënë të gjitha provat për t’u bërë i padëshirueshëm”- tha Rama.

Më tej në takimin përmbyllës me qytetarët në Elbasan ku u shfaq i bindur për trifumfin e Gledian Llatjas në 14 maj, Rama tha se investimet për bashkinë do të vazhdojnë, duke përmendur edhe automoto-parkun e Elbasanit që sipas tij do sjellë një industri tepër fitimprurëse për gjithë qytetin. Ai tha se investime të tilla nuk mund të bëhen nga kundërshtarët politikë.

“Tani Automoto parku i Elbasanit do sjellë një industri që do jetë shumëfish më e fuqishme se kombinati metalurgjik. Një industri të eventeve të mëdha, të sportit, që do joshë njerëz nga katër anët e Ballkanit. Kjo do jetë ekonomi, por kush do i bëjë këto?  Ata nuk duhen votuar se nuk kanë cfarë bëjnë fare se nuk kanë lidhje me bashkitë tona”-shtoi kryesocialisti.

Në përfundim të fjalës së tij, Rama tha se pas 14 majit, ambicia e Metës dhe Berishës do të zvogëlohet, duke nënkuptuar se do të pësojnë humbje të madhe në zgjedhjet vendore që mbahen të dielën.

“Një gjë është e sigurtë pas 14 majit, të nesërmen fitorja e kryetarëvetanë të bashkive do jetë gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë jo vetëm socialistëve. Qytetet do pastrohen, do vazhdojnë punën. Do vazhdojmë gjithë projektet e mëdha, do shtojmë numrin e turistëve që vijnë në këtë zonë, ku më parë nuk bëhej fjalë për turistë. Dhe non grata bashkë me florinin do shohin që do u zvogëlohen ambiciet. Dhe drejtësia që ka vonuar aq shumë për ta, çdo ditë e më shumë ka më pak shanse për të harruar”- tha Rama.

Në Kavajë, për PS-në kandidon për një mandat tjetër, Redjan Krali, ndërsa edhe në Elbasan rikandidon për një mandat të dytë, Gledian Llatja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Rama mbyll fushatën në Elbasan: Pas 14 majit, ambiciet e non-gratës dhe Like Floririt do zvogëlohen! Drejtësia s'do vonojë për ta

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Elbasan të cilëve u ka bërë thirrje që të votojnë për kandidatin e PS, Gledian Llatja, duke theksuar se kandidatët të cilët përfaqësojnë Metën dhe Berishën kanë qëllimin vetëm për të mbajtur peng bashkitë.

Ndërsa u shpreh i bindur për fitoren e PS në shumicën e bashkive, Rama tha se do vijojnë investimet dhe projektet e propozuara, dhe nga ana tjetër ambiciet e Metës dhe Berishës për të fituar do zvogëlohen gjithmonë e më shumë.

“Një gjë është e sigurtë pas 14 majit, të nesërmen fitorja e kryetarëvetanë të bashkive do jetë gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë jo vetëm socialistëve. Qytetet do pastrohen, do vazhdojnë punën. Do vazhdojmë gjithë projektet e mëdha, do shtojmë numrin e turistëve që vijnë në këtë zonë, ku më parë nuk bëhej fjalë për turistë. Dhe non grata bashkë me florinin do shohin që do u zvogëlohen ambiciet. Dhe drejtësia që ka vonuar aq shumë për ta, çdo ditë e më shumë ka më pak shanse për të harruar”- tha Rama.

Ora 18:44
Veliaj: Kavaja nuk është mish për top për të mbushur autobusët drejt Tiranës! Do ecë përpara me Edin dhe me Redin

 

Në takimin përmbyllës të fushatës në Kavajë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste të Qarkut te Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama, u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë edhe në këtë mandat në krye të kësaj Bashkie Redjan Kralin. 

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se Kavaja ka pasur mbështetjen e Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama në çdo projekt, në çdo ide, por mbi të gjitha në çdo ditë të vështirë, si ato të tërmetit që goditën edhe këtë qytet.

“Aty ku ka pas përçarje, kemi sjellë bashkim. Aty ku ka pas dhunë, kemi sjellë punë. Aty ku ka pas ndasi, aty ku kemi gjetur plagë, kemi shëruar dhe kemi ecur vetëm përpara me Edi Ramën dhe Redjan Kralin. Sot dua t’u them dy fjalë zemre: Edi Rama e do Kavajën. Edi Rama ka miratuar çdo projekt të Kavajës. Edi Rama ishte këtu me ne jo sot, por në ditët më të vështira të tërmetit, që të sigurohemi që janë 404 apartamente të reja. Edi Rama është siguruar që çdo ide që ka ardhur nga Kavaja të financohet që Kavaja të ecë vetëm përpara,” u shpreh Veliaj. 

Ai tha gjithashtu se Kavaja nuk do kthehet më mbrapsht.

“Dëgjoj ata të tjerët që thonë: Ne Kavajën e kemi në xhep. Thonë kështu për Kavajën, për Kamzën, për Shkodrën. Di t’ju them që Kavajën nuk e ka askush në xhep. Kavaja nuk është mish për top për të mbushur autobusët për Tiranë. Kavaja nuk është xhaketa e varur e askujt. Ka njerëz të ndershëm e punëtorë. Ndaj në këto 100 orë ju dua të gjithëve në gatshmëri, që Kavaja me Edin me Redin të ecin vetëm përpara. Në këto 100 orë ne duhet t’i themi çdo demokrati që partia më e rëndësishme është familja jote,” tha Erion Veliaj.

“Kur ne kishim nevojë, Edi Rama ishte këtu për ne, kurse Saliu me Ilirin ishin te Gjiri i Lalzit. Kur ne kishim nevojë të ndërtoheshin shtëpitë, Edi Rama ishte këtu me ne, Saliu me Ilirin non-grata dhe fuksi i sigurimit ishin te Gjiri i Lalzit. Kur ne kishim nevojë për vaksina Edi Rama erdhi këtu me ne dhe solli vaksinat, Saliu me Ilirin ishin tek Gjiri i Lalzit. Di t’ju them që të hënën Saliu dhe Iliri do vazhdojnë te Gjiri i i Lalzit por Edi dhe Redi do ta çojnë Kavajën përpara,” shtoi më tej Veliaj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 10/05/2023 10:40

    BRAVA KAVAJA..ZEMRA MAL KUR SHIKON KAQ SHUME NJEREZ RRETH STRATEGUT TE SHQIPERISE Z. EDI RAMA. FORCA KAVAJA , ME FITORE TE PS, SI PARA 2 VJETESH, RROFTE KAVAJA SOCIALISTE

    Përgjigju
  • edi: 09/05/2023 22:20

    Ju vazhdoni ecni perpara por ne Kavaje fiton Berisha.Si nuk u lodhetnjehere duke permendur nongraten!Ju nuk keni asnje program per Kavajen dhe kerkoni me ç'do kusht me non graten e Berishes por popullit nuki intereson aspak nongrata e tij por falimentimi i Krajlit.

    Përgjigju
  • Largojini: 09/05/2023 22:05

    Largojini keto politikanr te gjithe ne shtator po doni te ecni ne jete

    Përgjigju
  • Arla: 09/05/2023 20:05

    Keshtu vazhdoni vetem perpara mos e ndaloni punen qe jeni duke bere

    Përgjigju
  • Dea: 09/05/2023 20:02

    Qeveria juaj e meriton fitoren ne 14 maj

    Përgjigju
  • AltinTop: 09/05/2023 19:07

    Epo dhe ti po i ben shqiptaret per budallenj, sepse Doshin dhe Gjiknurin non-grata i ke.

    Përgjigju
  • Artan: 09/05/2023 18:23

    Duhet nje goditje e fort per gungacin sali te zhduket nga politika te thyej qafen

    Përgjigju
    • Turi: 09/05/2023 18:49

      Duhet nje goditje e forte per te gjithe politikanet bastarde qe per me teper se tre dekada e kane shkaterruar kete vend , korrupsioni dhe vjedhjet e kane gjunjezuar vendin ne nje fukarallek te paprecednte , duhet te nderrohet e gjithe klasa mafjoze politike pa perjashtim sepse jane te gjithe njesoj nga A te Zh

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)