Rama në Kongresin e Arsimit, Meta: Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin

Rama në Kongresin e Arsimit, Meta: Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me kongresin që po zhvillon kryeministri Edi Rama për Arsimin.

'Me "lart më lart o shokë flamujt e kongresit", nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit.

Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.

Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës.

Kryeministri i krimit s'mund të jetë i arsimit.

Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t'i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.

Pavarësisht këtij fjalimi të bezdisshëm dhe propogandistik të Kryeministrit, i uroj suksese mikeshës sime të vogël Aria dhe gjithë nxënësve të Shqipërisë, veçanërisht të gjithë atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.'- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Viti i ri shkollor, Açka në Komisionin e Edukimit: 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vite për shkak të emigrimit masiv! Partia e Lirisë: Shqipëria ka buxhetin më të ulët për arsimin në rajon


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja