Viti i ri shkollor, Açka në Komisionin e Edukimit: 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vite për shkak të emigrimit masiv! Partia e Lirisë: Shqipëria ka buxhetin më të ulët për arsimin në rajon

TIRANË- Sot në të gjithë vendin ka nisur viti i ri shkollor, ku në bankat e shkollës do të ulen për herë të parë rreth 29 mijë vogëlushë. Mirëpo, ky vit ka pasur rënie të ndjeshme edhe të numrit të nxënësve krahasuar me një vit më parë, ku janë rreth 30 mijë nxënës më pak.

Ky fakt është evidentuar edhe nga opozita. Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Arsimin, Flutura Açka foli për shifrat e rënies së numrit të nxënësve. Sipas të dhënave tha Açka, në 5 vitet fundit kemi humbur rreth 58 mijë nxënës dhe çdo vit kemi humbur çdo vit rreth 8500 nxënës në vit. Për shkak të emigrimit, deklaroi Açka këtë vit kemi 33 klasa, më pak e 2 shkolla të mbyllura. Açka propozoi që në sistemi arsimor shqiptar të bëhen të detyrueshme klasat e notit, të mësohet me detyrim historia e regjimit diktatorial si dhe të bëhet transparencë për çdo detaj për arsimin.

Deputetja e 'Rithemelimit', Ina Zhupa, duke publikuar disa shifra krahasuese, thotë se fatkeqësisht janë 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet. Zhupa ka evidentuar edhe problematika të tjera në lidhje me arsimin në vend, ndërsa akuzon qeverinë si anti-shqiptare. Ndërsa deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë duke qenë një tjetër tregues i rënies demografike dhe shkretërimit të vendit. Sipas saj qeveria nuk bën asgjë për të ndaluar hemoragjinë e largimit të shqiptarëve.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar kongresin e Arsimit të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa thekson se vendi ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Edhe deputetja Ina Zhupa ka kritikuar kongresin e Ramës për Arsimin. Zhupa deklaroi për mediat se ky kongres është dëshmi e qartë e shndërrimit të arsimit në shërbim të partisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Kongresi i Ramës për Arsimin, Zhupa nga Rithemelimi: Ngjante me ato të partisë së të atit, që përfunduan në koshin e plehrave të historisë

Në një deklaratë për mediat Ina Zhupa, nga Rithemelimi ka reahuar në lidhje me Kongresin e mbajtur sot në pallatin e Kongreseve për Arsimin nga qeveria. Zhupa tha se ky kongres është dëshmi e qartë e shndërrimit të arsimit në shërbim të partisë.

‘Sot Edi Rama ka zhvilluar punimet e Kongresit Kombëtar të Arsimit. Si kreu i një qeverie pa qeverisje, ai ka folur para kreut të një ministrie pa arsim, dhe drejtorëve të Arsimit pa drejtim. Sepse arsimi nuk ka ikur në ‘drejtimin e duhur’, por në të vetmin drejtim… që është humnera ku e ka hedhur Rama, me ata që At Gjergj Fishta i quante ‘shakllabana’. 

Kongresin e sotëm e hodhi poshtë, vetëm duke folur drejt, ambasadorja gjermane e Bashkimit Europian, kur u tha në sy se, BE ka dhënë 100 milion euro për arsimin në Shqipëri. Siç la të kuptohej ambasadorja, dhe siç duket me sy të lirë çdo ditë, këto fonde europiane janë shpërdoruar, dhe cilësia e shkollimit dhe infrastruktura shkollore dhe universitare, ka bërë mbrapa. 100 milion euro mund t’i kishin ndërruar faqen shkollave shqiptare.

Kongresin e hodhi poshtë mos përfshirja e Komisionit të Edukimit në parlament, qe është organi me i lartë ligjvënës në fushën e arsimit, ku jep llogari ministria. Frika se mos flisnin përfaqësuesit e opozitës, bëri që mos të dëgjonin as deputetët e tyre. Kongresin e hodhi poshtë mungesa e prioriteteve dhe fakti brutal i një buxheti të cunguar për arsimin. Kongresin e hodhi poshtë edhe mosreflektimi i një strategjie për të ardhmen, i degëve prioritare, apo mbështetja e studentëve në kohë krize. Për qeverinë Rama studentët dhe familjet e tyre nuk e ndjejnë krizën ekonomike.

Kongresin e hodhën poshtë, me mospraninë, profesionistët e arsimit, pedagoget dhe akademikët e njohur si Artan Fuga, Mark Marku, e të tjerë. Sepse, po të vinin, Rama do t’i dënonte me riedukim, siç ka bërë me gazetarët. Kongresin e hodhi poshtë vetë Rama, i cili në sy të Ambasadores amerikane tregoi se si ai përndiqte një mësuese që ishte pushuar nga puna dhe merrte pjesë në takimet e kryetarit të PD, Sali Berisha. Kongresi i Arsimit të Ramës, ngjante me kongreset e partisë së të atit, që shkonin nga ‘fitorja në fitorje’, por në fund përfunduan në “koshin e plehrave të historisë”’- u shpreh Zhupa.

Ora 12:59
Nisja e vitit të ri shkollor, Duma: Mision është ndërtimi i njeriut që mban gjallë ëndrrat nga fëmijëria! Mësuesit të kenë mendësinë e së ardhmes

1656584323_Sequence03.00204211.Still024.jpg

Grida Duma ka thënë se shkolla shqiptare duhet të ketë vullnetin e mendësinë e së ardhmes. Teksa uron nxënësit dhe mësuesit në nisje të vitit të ri arsimor, Duma u shpreh se shkolla shqiptare me gjithë vështirësitë e veta, ka misionin e madh të ruajë e ndërtojë njeriun që i mban gjallë ëndrrat nga fëmijëria.

“Uroj që nisja e edukimit, ndjekja e shkollimit të ndjekë realizimin e ëndrrave. Imagjinata, ëndërrimi, vetëpëlqimi, gëzimi i jetës në “lojën e sfidave”, qoftë i plotësuar e zhvilluar në realitet nga edukimi, formimi e dija. Uroj që shkolla shqiptare, armata e mësuesve tanë, të kenë vullnetin e mendësinë e të ardhmes, duke zhvilluar mendjen e fëmijës, jo mekanikisht, jo përmendësh, jo brenda skemave fikse, jo si robotë të notave e kartonave çertifikues.

Nisja e shkollës duhet të jetë nisja e shëndetshme shpirterore e njeriut shoqëror jo e individit të “pakuptutuar”, të bërë rresht nga dhuna mekanike e sistemeve të varfra, ku investohet shumë pak për botëkuptimin njerëzor në shkolla. Vit të mbarë dhe qindra mijëra prindërve e gjyshërve që me dedikim të jashtëzakonshëm presin e përcjellin fëmijët para dyerve të shkollave. Edukimi i njeriut është kujdesi për formimin i shpirtit të tij njerëzor, ku mbështetet mendja krijuese.

Shkolla shqiptare me gjithë vështirësitë e veta, ka misionin e madh të ruajë e ndërtojë njeriun që i mban gjallë ëndrrat nga fëmijëria. E kjo nuk është shkolla ku fëmija vlerësohet as sa “urtë rri”, as “sa shumë bindet”, as sa “përmendesh riprodhon mësimin” e ndonjë teksti shkollor shpesh të keq. E gjitha kjo ishte mashtrimi masiv, që solli dështimin në vitet e komunizmit ku propagandohej njeriu i ri. “Njeriu i ri” a “njeriu i vjetër”, janë në rastin më të mirë, delire propagandash pa rrjedhe historike; njeriu, bota dhe shpirti human janë përjetësisht misioni.

Njerzorja tek njeriu që formojmë, kjo mbi të gjitha!”, shkroi Duma.

Ora 12:24
Açka: Të bëhen të detyrueshme klasat e notit në shkolla

Kryetarja e Komisionit për Edukimin Flutura Açka propozoi që në sistemi arsimor shqiptar të bëhen të detyrueshme klasat e notit, të mësohet me detyrim historia e regjimit diktatorial si dhe të bëhet transparencë në lidhje me detajet që lidhen me arsimin. Açka nënvizoi se fëmijët duhet të mësojnë mbi të kaluarën komuniste të vendit, pasi sipas saj në histori përmendet shumë pak.

‘Të bëhet e detyrueshme klasat e notit në shkollat Shqiptare; Në shkollat Shqiptare të vendoset me detyrim mësimi i historisë së regjimit  diktatorial; Transparencë për të gjitha detajet që lidhen me arsimin.’- tha Açka.

Ora 12:15
Açka: Në 5 vite kemi rreth 58 mijë nxënës më pak! 33 klasa janë mbyllur për shkak të emigrimit masiv

 

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Arsimin, Flutura Açka foli për shifrat e rënies së numrit të nxënësve.  Sipas të dhënave tha Açka, në 5 vitet fundit kemi humbur rreth 58 mijë nxënës dhe çdo vit kemi humbur çdo vit rreth 8500 nxënës në vit. Për shkak të emigrimit, deklaroi Açka këtë vit kemi 33 klasa më pak e dy shkolla të mbyllura.

‘Buxheti ka mbetur në kuotat e 3% kur në fakt duhet të jetë deri në 5%. Në vitin 2013 ka qenë shifra e buxhetit në 3.54% dhe nga ky moment jo vetëm që nuk ka pasur shtesë por është ulur.

Kosova harxhon 4.2 % për arsimin. Jemi edhe në rajon shumë më pak. Çështja e dytë ka të bëjë me pakësimin e numrit të nxënësve. Sipas të dhënave shtetërore, në 5 vitet fundit kemi humbur rreth 58 mijë nxënës. Kemi humbur çdo vit rreth 8500 nxënës në vit. Shifrat në një farë mënyrë janë alarmante. Vetëm këtë vit me të dhënat paraprake, kemi 1000 nxënës më pak të regjistruar në këtë vit shkollor. Ne kemi gati 33 klasa më pak. Kemi dy shkolla më pak për shkak të emigrimit masiv. Janë regjistruar fëmijë për dy shkolla më pak. Kemi humbur gati 10% të nxënësve të evidentuar.

Një shifër tjetër ka edhe braktisja e shkollës. Braktisja e shkollave është në shifra deri në 10% dhe mendoj se është një shifër që duhet të na shqetësoj të gjithëve ne. Mësuesit kanë vite që nuk marrin asnjë shpërblim prej vitesh.’- u shpreh Açka.

Ora 12:05
Nisja e vitit të ri shkollor, Tabaku: Regjistrimet janë 3 herë më të ulëta, qeveria nuk është fokusuar në ndalimin e largimit të shqiptarëve

1662977912_tabalu.jpg

Jorida Tabaku ka reaguar për nisjen e vitit të ri shkollor duke thënë se regjistrimet janë thuajse 3 herë më të ulëta se një vit më parë. Sipas saj, qeveria nuk është fokusuar për të ndaluar largimin e shqiptarëve, për të cilët thotë se duhet punë e përkushtim që të kthehen në vendin e tyre.

“Suksese të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që kanë nisur sot vitin shkollor. Fatkeqësisht regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë duke qenë një tjetër tregues i rënies demografike dhe shkretërimit të vendit.

Prej vitesh politikat e qeverisë nuk janë fokusuar në këtë betejë për të ndaluar hemoragjinë e largimit të shqiptarëve. Na duhet punë dhe përkushtim për t’i rikthyer shqiptarët në vendin e tyre, dy cilësi që kjo qeveri dhe mazhorancë nuk i zotëron edhe pse uron përvit prej 8 vitesh vitin e ri shkollor me suksese që patjetër janë imagjinare dhe propagandë për sa kohë numri i nxënësve bie”, tha Tabaku.

Ora 10:40
Nisja e vitit të ri shkollor, Zhupa: Shqipëria po shpopullohet nga keqqeverisja, 226 mijë nxënës më pak në 15 vjet

1659706870_inazhupa.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, duke publikuar disa shifra krahasuese, thotë se fatkeqësisht janë 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet. Zhupa ka evidentuar edhe problematika të tjera në lidhje me arsimin në vend, ndërsa akuzon qeverinë si anti-shqiptare.

‘Vit të mbarë shkollor nxënës dhe mësues! Fatkeqësisht 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet. Shifër alarmante që tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja. Por edhe pse nxënës më pak, mungesa e vullnetit politik për ti cuar paratë dhe investimet te arsimi ka bërë që problemet të jenë edhe më të thella se 15 vite më parë.

Nga premtimet me klasa dixhitale edhe me 4 milion euro të harxhuara kemi kaluar te librat e përdorur dhe kërcënimet për fëmijët. Librat e përdorur janë larg të qënurit tekste nga të cilat fëmija mund te mësoj edhe të zhvillohet. Tallja me tekste falas vazhdon në ERTV.

Klasat kolektive vazhdojnë edhe pse duhet të ishte realitet i tejkaluar në 2022. Në mes të Tiranës ende zhvillohet mësim me turne. Mungesa e internetit në më shumë se 50% të shkollave rurale( sipas Bankës Botërore vetëm 47% e shkollave rurale kanë akses në internet. Mungesa së bazës mësimore në kabinete ,laboratore në shkollat e Shqipërisë.

Mungesa e ujit të rrjedhshëm në shkolla, edhe në zonat rurale mungesë e ngrohjes dhe ftohtjes së klasave.

Rrogat e mësuesve janë tregues i qartë se si ka dështuar edhe me arsimin kjo qeverisje. Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën.

Këto janë vetëm disa nga problemet që përballet arsimi sot. Një qeveri që nuk kujdeset për arsimin, është qeveri antishqiptare. E ardhmja është në rrezik! #Shqipërianërrezik’- shkruan Zhupa.

Ora 10:16
Rama në Kongresin e Arsimit, Meta: Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me kongresin që po zhvillon kryeministri Edi Rama për Arsimin.

'Me "lart më lart o shokë flamujt e kongresit", nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit.

Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.

Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës.

Kryeministri i krimit s'mund të jetë i arsimit.

Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t'i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.

Pavarësisht këtij fjalimi të bezdisshëm dhe propogandistik të Kryeministrit, i uroj suksese mikeshës sime të vogël Aria dhe gjithë nxënësve të Shqipërisë, veçanërisht të gjithë atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.'- tha Meta.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/09/2022 02:04

    Ideja e mesimit te notit nuk eshte e keqe,mund te perfshihet ne oren e fiskultures,problemi qendron se ku do t'a mesojne,sepse duhen pishina ne ambiente te mbyllura,qe besoj mund t'i kene vetem disa hotele,te cilet nuk do te ishin te gatshem t'i hapnin per shkollat dhe e dyta, pse me detyrim?!Nga ana tjeter eshte ironike qe znj.Acka e ve theksin te mesimi i historise te regjimit diktatorial,por e kerkon te behet //me detyrim//,pikerisht duke perdorur filozofine dhe konceptin e diktaturave: /detyrimin/,mungojne vetem /ndalimi/, /persekutimi,denimi/ dhe tre shtyllat e arta mbi te cilat ngrihen diktaturat plotesohen.Historia e regjimit diktatorial do te mesohet,por kur te jete shkruar e dokumentuar e plote nga historiane asnjanes.

    Përgjigju
  • Emigranti Shqiptar: 12/09/2022 16:08

    Hik moj idiote qe u bere dhe ti deputete me dhon mend keto qe the sot Qe noti te behet klase e detyrueshme nga shpike mi ti e ashtuquajtur shkrimtare Kemi kaluar cerek shekulli dhe vaxhdojme akoma te jemi ne emigrim dhe kurre nuk kemi pare dhe degjuar ketu ku jemi te kene pasur femijet tane dhe femijet e shtetit qe jetojme klasa noti e te tjera me detyrim sic thote mendja jote e “ Ndritur” Apo te erdhi rradha me fol ne kuvent po flas edhe une me nje shashk

    Përgjigju
  • vilson: 12/09/2022 14:56

    kur flasin dhe kto mo mos ngelt njeri pa fol, po a i keni pare ndryshimet qe jane bere ne arsim apo flisni nga mendja juaj

    Përgjigju
  • golden boy: 12/09/2022 14:55

    shqipria eshte ne fazen e lulezimit po juve nuk menduat asnjehere per vendin tone

    Përgjigju
  • fafa: 12/09/2022 14:54

    si mos te flasi kjo plera qe sben asgje te mire per vendin po dalin e flasin na japin mend kot e mkot tani

    Përgjigju
  • bleona: 12/09/2022 14:53

    po po se ju ne kohen tuaj ne fakt e keni ndritur, shyqyr keni ikur se do e conit kete vend drejt shkaterrimit

    Përgjigju
  • ana: 12/09/2022 14:51

    arsimi ka pasur zhvillimin me te madh vitet e fundit, jo si ne kohen e ktyre plerave qe shkollat kane qene ne kushte skandaloze

    Përgjigju
  • Teo: 12/09/2022 14:45

    Ky vit shkollor ka nisur me se miri keshtuqe juve skeni goj te flisni se ashtu jeni xheloza per punet e z.rama

    Përgjigju
  • Berti: 12/09/2022 14:44

    Te gjithe juve paskeni ik spo dini ca po thoni se ju ka marre saliu me vete nga varrezat

    Përgjigju
  • Regi: 12/09/2022 14:43

    O kapak o tabak po kur u bone ti me fol qe arsimi ne kohen tuj ka qene per turp

    Përgjigju
  • Alma: 12/09/2022 14:01

    Po do fliste dhe kjo tyryfycka si jo

    Përgjigju
  • silvana: 12/09/2022 13:36

    kjo jorida tabaku nuk e kuptoj vete budalliqe flet

    Përgjigju
  • kevin: 12/09/2022 13:32

    po po tabaku eshte shume e sakt ne ato shifra qe thot se ku i mori keto shifta se nga i gjeti zoti e di

    Përgjigju
  • Geni: 12/09/2022 13:31

    Po harruat ju cben te 97 qe vendi per pak sa nuk pushoj se egzistuari

    Përgjigju
  • berti: 12/09/2022 13:31

    hahahaha po po kjo tabaku ka zevendesuar lulin me kto shifra

    Përgjigju
  • Niku: 12/09/2022 13:29

    Kush te doj le te ik shqiperia po behet gjithmon e me mire

    Përgjigju
  • orion: 12/09/2022 13:28

    Ku i nxirrni keto statistika se nuk e kuptoj , se un mesa kam pare jane shume e me shume nxenes cdo vit

    Përgjigju
  • Elbasani: 12/09/2022 13:13

    Opozita me varikarin ne planet edhe pik

    Përgjigju
  • Fratja: 12/09/2022 13:10

    Ore shkollat jan spektakel edhe nxenesit do knaqen shum aty

    Përgjigju
  • Ilir: 12/09/2022 12:55

    Sa nerva kane keto te PD-se qe dalin e flasin kot,ku i pane keto faktet e numrat keto qe flasin.Shqiperia kurre ska qene kaq e zhvilluar sa tani ne vendin tone e per kete merite eshte Edi

    Përgjigju
  • Dona: 12/09/2022 12:53

    Sa inat kane keto te PD-se qe Shqiperia eshte zhvilluar kaq shume dhe shqiptaret kane shume besim tek Edi Rama

    Përgjigju
  • Seda: 12/09/2022 12:51

    Doli dhe kjo Acka pritej ,tani hajt te degjojme budallalleqet qe flasin keto mjer populli yne

    Përgjigju
  • Dritan: 12/09/2022 12:46

    E paska kap me notin Acka.E ku ti gjejme pishinat neper shkolla mi Acke?Pse nuk ta dha truni per shah,basketboll,voleyboll etj?Apo ke ndigju qe noti te ben mire,por nuk kane shkollat pishina.

    Përgjigju
  • sokoli: 12/09/2022 12:36

    kujt i ankoheni ju sikur skeni oene 30 vjet ne pushtet apo ne pushtet e quani vetem kur jeni ministra ju e bete si erjon brace qe i bertet vetes se vet

    Përgjigju
  • Henri: 12/09/2022 12:34

    Po jorida si luli dhe ti 7x7=42

    Përgjigju
  • Ziu: 12/09/2022 12:33

    Ah medet dalin e perhapin thashetheme kot nga statistikat e tekevizioneve te saliut

    Përgjigju
  • Fatmir: 12/09/2022 12:33

    Se nga u moren keto statistika vetem tabakja e di

    Përgjigju
  • REXHEP TYT KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 12/09/2022 12:15

    O balona tabake pa terezi po pse ngele vetëm tu lef si kone o palaço e partis wc pd. Po a luftuam të gjith për lëvizjen e lir ? Po Kroatët, Sllovenët, Italjanët e shum popuj lëvizin ku ju duket më mir jeta ça faij ka Rama. Sekush ka mëndjen e vet. Kur ishit ju në pushtet skishte libra, skishte mësus. Ju bët malokët e partis wc pd me 7 klas shkoll drejtor shkollash e mësus. Ju bët unversitete si kristali apo nuk quhet o flliqsira balona kryehajdute tabaku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan