Rama në krah të Merkelit si
lider, jep projektet e Ballkanit

Rama në krah të Merkelit si<br />lider, jep projektet e Ballkanit
TIRANE- Liderët e Ballkanit perëndimor janë mbledhur dje për herë të parë në Berlin, jo për t’i dhënë zgjidhje një koflikti mes tyre por për të ndërtuar urat e bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Nën udhëheqjen e kancelares gjermane Angela Merkel, vendet e Ballkanit Perëndimor vendosën të jenë pjesë e një bashkëpunimi që do të zgjasë përgjatë gjithë vitit dhe që do të kryejë mbledhjet e tij një herë në vit.

Kancelarja Merkel në fund të “Konferencës Ballkanike” të zhvilluar dje në Berlin me kryeministrat dhe ministrat e Jashtëm e të Ekonomisë të tetë vendeve të Ballkanit Perëndimor njoftoi edhe vendimin e marrë për vazhdimsinë e kësaj konference edhe për katër vitet e ardhshme. Ashtu siç edhe është arritur dakordësia në Konferencë, vitin e ardhshëm ajo do të kryesohet nga Austria, ndërsa në vitin e tretë do të zhvillohet nën drejtimin e Francës. Zhvillimi i një konference të përbashkët në Berlin erdhi në një vit simbolik që përkon me 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore,75 vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit.

Në tryezën e drejtuar nga kancelarja Merkel e cila nisi në orën 15:30 merrnin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi,Bosnjes, Maqedonisë, Kroacisë dhe Sllovenisë. Në takimin e zhvilluar kancelarja Merkel është njohur me një dokument të hartuar mes kryeministrit Rama si përfaqësues i vendeve të Ballkanit dhe homologëve të tij. Pjesë e dokumentit ishin fushat në të cilat pritet të shtrihet bashkëpunimi në të ardhmen dhe projektet e rëndësishme të cilat kërkojnë mbështetjen e Gjermanisë.

Mesazhet
Konferenca e zhvilluar është një shtysë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE, por koha në të cilën do të ndodh integrimi varet nga secili vend. Nëpërmjet këtij mesazhi kancelarja Angela Merkel ftoi të gjitha vendet pjesmarrëse për të ecuar me ritme më të shpejta dhe të përthithin sjelljet evropianizuese në një kohë kur në Ballkan fatmirsisht nuk ka asnjë luftë. Ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi se fushat në të cilat pritet të investohen janë: projektet infrastrukturore, sigurimi i energjisë, projektet turistike rajonale dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e financimi dhe edukimi i kapitalit njerëzor.

Sipas kryeministrit, duke punuar mbi këto nisma të gjitha vendet e Ballkanit do të përmirësojnë akoma më tej ekonomitë e tyre dhe do të bëhen konkurues dhe të gatshëm për t’u bërë anëtarë produktivë të BE-së. Gjithashtu Rama theksoi rëndësinë që vendet Ballkanike kanë për Evropën. Sipas tij, duke qenë se jemi rajon që e kemi të qartë se ku shtrihet e ardhmja jonë besojmë se mund të bëjmë më shumë për të shkuar drejt evropës në një kohë kur bota po përjeton një sërë turbullirash.  

Qytetarët tuaj të mërzitur, zgjidhni korrupsionin në gjykata
Lufta ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë detyrat kryesore që kancelarja Merkel i ka dhënë kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kancelarja e ka vënë theksin në mirëfunksionimin e gjykatave dhe keqmenaxhimin e kriminalitetit në secilin vend. “Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë. Keqmenaxhimi, kriminaliteti i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve.

Prandaj çdo vend duhet të krijojë premisat për pranimin në BE në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administrates”, u shpreh Merkel. Rezervat që kancelarja Merkel ka shprehur për cilësinë e gjyqësorit në Shqipëri e ka shprehur edhe kryeministri Rama i cili reformën në drejtësi e ka cilësuar si sfidën më të rëndësishme të vitit të dytë qeverisës. Rrjeti i bashkëpunimit në të cilin është futur rajoni pas kësaj konference pritet të përshpejtoj edhe më tej procesin e integrimit në vende aspiruese.

Fondi i cili BE do të akordojë për vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të përdoret në pjesën më të madhe për projekte infrastrukturore të tilla si “Koridori i Kaltër”. Ashtu siç theksoi edhe kancelarja gjermane, qëllimi i Konferencës ka qenë përmirësimi i bashkëpunimit mes vendeve ku njerëzit në rajon të kenë infrastrukturën dhe transportin që ata duan në mënyrë që të udhëtojnë më lehtësisht nga njëri vend në tjetrin. Lufta ndaj korrpsionit dhe përmirësimi i treguesve negativë të evidentuara gjatë samitit do të përmirsojnë ndjeshëm performancën e ketyre vendeve dhe do të rrisë shancet e tyre për tu bërë pjesë e BE-së.
 
Kryeministri Rama vizitë në Beograd në 22 tetor
Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet nga Berlini pozitivisht ftesës së homologut serb Vuçiç. Rama konfirmoi se do të zhvillojë një vizitë në Beograd në 22 tetor për të diskutuar me kryeministrin serv Aleksandër Vuçiç. Rama e ka quajtur një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes këtë vizitë, duke theksuar se ka shumë gjëra për të disktuar mes dy vendeve. Viti i parë pa lufta në Ballkan, sipas Ramës duhet reflektuar edhe në mardhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?