Rama në kryesinë e OSBE-së: Jemi në krizë, kemi dështuar në trajtimin e dobësive tona (VIDEO-Fjala e plotë)

Kryeministri Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së, foli për arritjet e kësaj organizate gjatë 1 viti në kryesimin e Shqipërisë.

Ai thotë se krizat që kanë përfshirë globin nuk e kanë bashkuar OSBE-në drejt gjetjes së një zgjidhje por përkundrazi, i kanë ndarë.

"Shqipëria mori kryesinë e OSBE në janar të gjithë folën për një organizatë në vështirësi. Duke u ulur këtu tani unë vetëm të konfirmoj se atë që paradhësit e mi kanë ndjerë. Ne jemi në krizë. Në një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga ajo nga struktura apo njerëzit e saj. Ta shohim në sy kjo gjendje është krijuar nga 57 vendet anëtare të OSBE. Supozohet që të kishim një vizion të përbashkët për një Europë demokratike të paqtë e të përbashkuar. Ky vision po largohet prej nesh sepse parimet tona nuk respoektohen se angazhimet tona nuk respektkoeht. Sepose divergjencat tona po rriten. Sepse përballja zgjidhet mbi bashkëbisedimit sepse përçarja zgjidhet përmbi bashkëpunimin.  Kjo situatë duhet të na shqetësojë të gjithëve. Duhet të mbajmë parasysh edhe  botën përtej OSBE. Një botë që jemi të shqetësuar për të ruajtur interesat sona. Duhet të jemi të bashkuar. Jamë i shqetësuar nga kriza e bashkëpunimit . Kemi dështuar të trajtojmë dobësitë dhe të përmirësojmë veten tonë apo të trajtojmë krizat nga terrorizmi ndryshimi i klimës apo të drejtat e njerit. I bëj thirrje për një bashkëpunim po kanë rënë në vesh të shrudhët. O e keni përzemër këtë oprganzatë ose jo. Ose doni të zgjidhni konflikte ose jo. Opse doni  media të lirë ose jo. Organizata jonë është kaq e fortë sa vullneti për ti zbatuar këto angazhime. Nëse mungon vullneti siç sot është e vështirë të dalim nga krizat.


Lajmi kryesor:

Ministeriali/ 'Shqipëria raporton vitin në krye të OSBE', Rama: Jemi në krizë, të lëmë pas krahësh mendësinë e luftës së ftohtë (VIDEO)


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale