Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste për projektbuxhetin 2026, ironizoi sërish opozitën duke thënë se do të vazhdonte me pamjen ekskluzive, duke iu referuar deputetëve që i kthyen shpinën gjatë kohës që ai fliste. 

Më tutje, theksoi se ishte PS që i dha flamurin e pavarësisë drejtësisë, dhe tha se vetëm kjo parti do të jetë garante ekskluzive e saj. Një koment ironizues nuk kurseu për Sali Berishën, i cili ishte sot në SPAK për 21 janarin, teksa tha: “Parafytyroni vetëm për një moment se si do ta përplasnin për mirë drejtësinë e pavarur ata që për momentin dhe një kohë të gjatë do të vazhdojnë të përeplasin vetëm veten”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Për sigurinë, rendin kemi buxhet masiv, që diktohet nga detyrimet tona në dy drejtime, në raport me NATO dhe me drejtësinë e pavarur, pavarësinë e së cilës e garanton vetëm PS. Kështu, në buxhetin që do të miratojmë, kemi një rritje domethënëse të mbështetjes qoftë për mbrojtjen apo drejtësinë.

Skema e re e komspensimit për fermerët që nuk janë subjekt i TVSH. Me këtë kompensim të TVSH, drejtpërdrejt nga administrata tatimore, besoj se do t’i japim një shtytje domethënëse përpara edhe sektorit të bujqësisë duke i mbështetur drejtpërdrejt fermerët dhe norma e ribursimit është më konkurruesja në rajon dhe vendoset mbi nivelet 5 dhe 8 % të vendeve të tjera, duke qenë në nivelin  10%.

Shqipëria nuk ndalet, sepse kemi hyrë në një fazë vendimtare, që dje mori shtysë të re në Bruksel, ku jo vetëm hapëm të gjithë kapitujt e negociatave por jemi çmuar me notat më pozitive pikërisht sepse jo vetëm i kemi qëndruar strikkt të gjitha detyrave dhe praktikisht sot jemi në vendin e parë për plotësimin e të gjithë atyre kërkesave të parashikuara nga plani i ri i rritjes, samiti për të cilin do mbahet këtu në Tiranë. Jemi të çmuar posaçërisht për atë që mallkohemi non stop nga ata që sot po më fusnin në një borxh të madh me këtë pamje spektakolare që po më ofrojnë, pikërisht për drejtësinë, reformën, respektin ndaj pavarësisë dhe faktit që nëse sot Shqipëria për herë të parë në histori lufton me korrupsionin, heton pa dallim, ka vendosur në të njëjtin nivel në buxhetin legjislativ edhe flamurin e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë është merita ekskluzive e PS, por botërisht dihet se PS është edhe garantja ekskluzive e asaj pavarësie. Parafytyroni vetëm për një moment se si do ta përplasnin për mirë drejtësinë e pavarur ata që për momentin dhe një kohë të gjatë do të vazhdojnë të përplasin vetëm veten.


Lajmi kryesor:

Opozita i kthen shpinën, Rama në Kuvend: Me faqe për muri iu pafsha! 50 mln € i Llogarasë, si 450 mln € i inceneratorit! Në rrugë po tkurreni