"Përpara memorialit të dëshmorëve të kësaj zone, premtoj se unë, Edi Rama, nuk do t’i tradhtoj kurrë qytetarët e këtij vendi dhe do jem këtu edhe pas 23 qershorit për t’i kthyer fjalët në vepra, në projekte. Këto zotime shoqërohen nga besimi im i palëkundur se kjo zonë do bëhet zona e mirëkuptimit, e një modeli zhvillimi ekonomik e shoqëror, do bëhet shembull në rrugën e një Shqipërie të re që duhet t’i kthehet punës - tha ai.
"Ne bëmë një përjashtim", - tha Rama që në krye të fjalës së tij, - "sepse tribunat zakonisht i ngremë në qëndrat e qyteteve, po sot e ngritëm në zemër të Labërisë, për t’u zotuar këtu para jush se kjo braktisje, harresë dhe përbuzje, që e turpëron qeverinë e Tiranës, që duket në çdo metër të Lumit të Vlorës, do të marrë fund më 23 qershor.
Si mund të votoni më Saliun kur ai ju ka kthyer shpinën dhe ju ka lënë këtu si në një gropë ku nuk mund të dilni kurrë, por vetëm me ne, me Partinë Socialiste?! Sot nuk jemi më në epokën e ideologjive, por në atë të idealeve dhe ideve të atdhetarisë dhe zhvillimit të vendit. Në emër të këtyre idealeve, gjithkush votën e tij nuk mund ta hedhë qorrazi pas një qeverie që është mbledhur pas një grushti oborrtarësh dhe qeveritarësh e nuk duan t’ia dinë për askënd.
Ne së bashku do hapim rrugën e zhvillimin dhe perspektivës për tërë këtë zonë, por jo si sot, që 1 kg mish duhet ta çoni në Vlorë se s’ka drita dhe familje të tëra jetojnë me një thes miell, kur Zoti i ka dhënë këtij vendi, gjithçka. Në gjithë këtë hapësirë ne do krijojmë mirëqënie, po do krijojmë kushte që edhe bijtë tuaj të kthehen këtu e të mos rropaten më andej, por të kthehen e të krijojnë mirëqënie këtu, në tokën e stërgjyshërve.
Fëmijët e këtushëm meritojnë të shohin të njëjtën dritë arsimi si ata në Vlorë dhe ky është detyrimi i çdo prindi, që në 23 qershor duhet të votojë si prind e më pas si socialist. Kjo votë duhet të jetë vota e prindit shqiptar, që nuk i jep dot një gotë qumësht fëmijës së tij e duhet të mendojë që ky duhet të bëhet atdheu i begatë i fëmijës së tij.
Kjo zonë, ku tokat kanë mbetur pa vaditur, nuk duhej të shqetësohej për bukën e saj, por të mbante me bukë dhe të tjera. Këto zotime shoqërohen nga besimi im i palëkundur se kjo zonë do bëhet zona e mirëkuptimit, e një modeli zhvillimi ekonomik e shoqëror, që bëhet shembull në rrugën e një Shqipërie të re që duhet t’i kthehet punës dhe që me punë të ftojë t’i bashkohen ata qindra e mijë djem e vajza që nëpërmjet saj kanë mbajtur gjallë ekonominë tuaj. Ndërkohë, është koha që ata të vijnë dhe të japin edhe këtu një dorë nga eksperienca e tyre.
Përpara memorialit të dëshmorëve të kësaj zone premtoj se unë Edi Rama nuk do t’i tradhtoj kurrë qytetarët e këtij vendi dhe do jem këtu edhe pas 23 qershorit për t’I kthyer fjalët në vepra, në projekte. Në fund të takimit, Rama kërkoi që ritmet moderne të fushatës të ndaleshin, sepse ato nuk ishin për atë moment dhe ftoi dy këngëtarët labë të këndonin një këngë, vargjet e së cilës janë si më poshtë:
Pse ky komb i merakosur dje dhe sot,
Hallet tona skanë të sosur, dje dhe sot!
Vetëm ne mbetëm të shkoqur, duarbosh,
Të grindur e të xhindosur me shoq shoqë!
Arratisur syrgjynosur,
O nëpër botë
Shpirt e zemër të plagosur
Të rrosh kot!
Të kesh bukë e i pangopur
Kush e thotë
Të kesh rroba, i leckosur
Ç't'i thotë
Të kesh mendje e i marrosur
Mos o Zot,
Trup i shkretë vjen rreth e rrotull
Kur ska kokë!
TAKIMI ME BIZNESMENET: NUK DO TE NJOHIM ASNJE NGA GJOBAT "ELEKTORALE"
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar gjatë paradites edhe një takim tjetër në Vlorë me përfaqësues të biznesit të vogël. I shoqëruar dhe nga kryetari i bashkisë, Shpëtim Gjika si dhe anëtare të PS-së së qarkut, Rama ka përshkuar në këmbë bulevardin Vlorë- Skelë, duke u ndalur në takime me bizneset e vogla. Në përfundim, Rama tha për rmediat se që nga data 1 mar e këtij viti, të gjitha gjobat që kanë marrë bizneset e vogla, PS-ja në pushtet nuk nuk do t'i njohë. Më tej, ai është ndalur tek taksa e biznesit të vogël, ku ka premtuar se ajo do të hiqet.
Për çështjen e gjobave, Rama ka rikonfirmuar qëndrimin e tij edhe në Fb: "Problem i madh dyndja e xhandarëve të Saliut për gjoba! Nuk do njohim asnjë gjobë të vënë që nga 1 marsi deri ne 23 qershor", - ka shkruar sot ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)