Rama sqaroi se çdokush që do të vinte në Shqipëri ka rrezikun e përfshirjes në korrupsion për shkak të një sistemi i cili ka dëmtuar jetën shqiptare.
Pyetjes sesi do ja dalë koalicioni i majtë qeverisës, Zoti Rama iu përgjigj se është në fokusin kryesor dhe me reforma serioze dhe modernizim të insitucioneve, modernizim të komunikimit, gjithçka do ta marrë zgjidhje.
“Ju jeni i mirënjohur në opinionin ndërkombetar për mënyrën sesi keni drejtuar bashkinë e Tiranës, a do të përdorni të njëjtin model, pyeti gazetari i “Euronews” kryeministrin, i cili me një buzëqeshje theksoi se, edhe Shqipëria do të përjetojë refomra dhe modernizim si Tirana.
Euronews: Kur mendoni se Shqipëria do të anëtarësohet në BE?
Edi Rama: Ne kemi bërë progres mjaft të madh, por kemi ende shumë për të bërë. Shpresoj që në 10 vjetët e ardhshëm, kjo ambicie të realizohet dhe Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian me të drejta të plota.
Çfarë mund t’i sjellë Shqipëria Bashkimit Europian, kur ka ende shumë pasiguri lidhur me zgjerimin?
Edhe pse ishte mjaft e lodhshme, Kroacia arriti më në fund të hynte në BE. Por, nga ana tjetër, Shqipëria është vendi më pro evropian në të gjithë kontinentin. Shqiptarët e shohin me mjaft pozitivistet Bashkimin Europian. Pra nëse ne arrijmë të anëtarësohemi, do të sjellim energji pozitive dhe entuziazëm.
Disa vende si Britani e Madhe, Franca dhe Gjermania mund të mos jenë të bindura për anëtarësimin e vendit tuaj në BE, pasi Shqipëria ka një imazh mjaft negativ në lidhje me korrupsionin
Deri në një pikë është mjaft legjitime. Ky debat është mjaft i gjerë. Korrupsioni ka zhgënjyer jo vetëm popullin tonë, por edhe një sërë popujsh që jetojnë rreth nesh. Nëse zgjerimi i BE-së refuzohet, atëherë ky zhgënjim do të mbetet i përhershëm ndër familjet shqiptare, serbe, maqedonase dhe malazeze. Unë mendoj se çdo vend që i bën oponencë zgjerimit të BE-së, e bën këtë për arsye më të mëdha se korrupsioni. Këto janë çështje politike që lidhen me zhvillimet në Europë.
Na tregoni më specifikisht se çfarë do të bëni ju? A do ta reformoni administratën publike? Cilat janë reformat që do të ndërmerrni?
Për ne është gjithçka e qartë. Reformat vijnë përmes modernizimit. Ne duhet të modernizojmë institucionet, shërbimet, të modernizojmë mënyrën se si komunikojmë. Ne po shpresojmë që t’i bëjmë këto gjera dhe do t’i bëjmë.
Ju u bëtë i njohur si kryebashkiaku i Tiranës. Duke qenë se korrupsioni është i rrënjosur në çdo hallkë në Shqipëri, a do të thotë kjo se disa nga parimet tuaja kanë rënë në kompromis me të?
Unë mendoj se korrupsioni është rezultat i mosfunksionimit të sistemit, dhe nuk është në ADN-në e njerëzve. Nëse ju merrni një shqiptar në administratën britanike, ai nuk do të bëjë kurrë korrupsion, pasi kushtet dhe sistemi nuk është i tillë. Por nëse ne marrim njerëz nga ky vend të punojnë në Shqipëri, atëherë ka shumë shance që ai të korruptohet.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)