Rama në Lezhë për përmbytjet: Niveli i reshjeve dy herë më i lartë se në 2010, sot dëmet më të vogla! Kur kanë këtë intensitet, as Gjermania s’ka ç’i bën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Lezhë për të monitoruar situatën me përmbytjet, ku thekson se edhe pse niveli i reshjeve ka qenë tepër i lartë dëmet nga përmbytjet janë shumë të vogla. Rama shprehet se me zhbllokimin e kanaleve kulluese dhe vendosja e argjinaturave ka bërë që përmbytjet të kenë dëme më të vogla krahasuar me përmbytjet e  2010 edhe pse sot niveli i reshjeve ka qenë dy herë më i lartë se në janarin e 2010.

“Aty ku sot bilanci disaditor i rreshjeve është dy herë më i lartë se në janarin e lemerisshëm të vitit 2010, kur kanalet e bllokuara gjithandej nga plehrat dhe menaxhimi kriminal i kaskadës së Drinit bënë hatanë e zezë! Ndërsa sot, falë punës së madhe të bërë vit pas viti me zhbllokimin e sistemimin e kanaleve kulluese dhe me argjinaturat, dëmet janë dhjetra e dhjetra herë më të vogla. Vetëm kush e ka harruar se ku ishim deri dje apo kush nuk do që ta shikojë dallimin e madh që ka bërë me të djeshmen puna e këtyre viteve, nuk ka se si ta shohë që kjo e sotmja është një situatë e natyrshme, si në çdo vend kur intensiteti i reshjeve kalon kaq përtej kufijve të normales”, tha Rama

I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili bëri një pasqyrim të situatës në vend, ku më problematike është lagja Varosh ku ka pasur rrëshqitje masive dherash dhe janë dëmtuar banesat në zonë. Nderu shprehet se kjo zonë ka qenë gjithmonë problematike dhe nuk duhet të lejoheshin ndërtimet, por që sot disa prej tyre janë të legalizuar e disa jo.

PJESË NGA BISEDA:

Pjerin Ndreu: Kjo është lagjia Barosh, kemi evakuuar banorët por procesi është i rrezikshëm dhe ka mundësi që të ketë problematikë. Po verifikojmë edhe shtëpiat. Janë marrë gjithë masat, kanë ardhur edhe ekspertë nga Tirana.

Edi Rama: Kanë ndërtuar pa leje?

Pjerin Ndreu: Të gjithë pa leje kanë ndërtuar. Nuk ka qënë e lejueshme për të ndërtuar.

Edi Rama: Ai ç’a është lokal ai? Lezha e ka mbajt shumë mirë ë?

Pjerin Ndreu: Përveç Zadrimës, Lezha e ka mbajt shumë mirë. Ne në fakt kemi pastruar kanal dhe nuk na çoi në katastrofë. Na u çanë argjinaturat.

Edi Rama: Sikur mos të kishim bërë gjithë atë punë, do të ishin mijëra familje të evvakuuara, sic ndodhi në atë përmbytjen e 2010-ës. Mbrëmë pas gjitha të dhënat, fola dhe me Becin, dhe pashë që intensiteti i reshjeve ishte shumë më i madh. Kur vjen një intensitet i tillë reshjes, jo ne, po as Gjermania apo Parisi nuk ka çfarë bën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Rama në Gjadër të Lezhës: Nuk kemi kosto në bagëti, vetëm 10 banesa nën ujë! Këtu s’duhej ndërtuar, por erdhi fadroma me ‘dy gishta’ e i lejoi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë edhe në Gjadër të Lezhës ku tha se fala pastrimit të 48 km kanale sot përmbytje kanë dëme të vogla, ku nga mijëra banesa që ishin përmbytur në 2010, sot të përmbytura janë vetëm 10 të tilla.

“Janë pastruar 48 km kanale që sot banesat të mos përmuteshin, Janë përmbytur vetëm 10 të tilla në 2010 ishin mijëra. Nëse ky kanal nuk do të ishte pastruar këtu do të shikonin se çdo të thoshte përmbytje për shkak të njeriut, për shkak të natyrës është tjetër gjë”, tha Rama

Kryeministri u shpreh se sot nuk kemi kosto as në njerëz dhe as në bagëti, ndërsa theksoi edhe se kjo është një zonë që nuk duhej ndërtuar por këto gjëra ndodhin kur erdhi ‘fadroma me dy gishta’ duke iu referuar qeverisë Berisha.

“Sot nuk kemi kosto ne njerëz dhe bagëti, kjo zonë ka qenë e ndaluar për ndërtim, përpara se të vinte fadroma me dy gishta, ta themi dhe këtë. Demokratët e zgjuar nuk mund të thonë se këtu nuk është bërë gjë. Ky është testi, reshje dyfishi në krahasim me 2010, këto janë me statistika jo se i themi ne”, tha Rama

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit