Rama në Malësinë e Kelmendit
"E kthejmë në atraksion turistik"

Rama në Malësinë e Kelmendit<br />
Kryeministri Edi Rama ishte në Malësinë e Kelmendit për të inspektuar ecurinë e projekteve për kthimin e kësaj zone në një nga atraksionet e mëdha turistike të Shqipërisë.

Turizmi është e vetmja mundësi punsimi për banorët e kësaj zone, por zhvillimi mëtejshëm i turizmit kërkon dhe infrastrukturën e duhur. Kelmendi ishte ndalesa e parë e kryeministrit Rama dhe siç thonë banorët e kësaj zone, atje nuk ka shkelur asnjë kryeministër që pas çlirimit të vendit.

Shefi i qeverisë inspektoi ecurinë e projekteve për kthimin e kësaj zone në një nga atraksionet e mëdha turistike të Shqipërisë. Në Leqet e Hotit ai qëndroi në atë që njihet si një ndër ballkonet panoramike, që parasheh ndërtimi i rrugës deri në Tamarë.

 
Kryeministri Rama premtoi rrugën, që do të lidh bashkë me Plavën dhe Gucinë këtë segment. “Do mbështesim gjithë zonën për zhvillimin e turizmit”, tha kryeministri Rama.


Stacioni i radhës i kryeministrit ishte Tamara, ku inspektoi sheshin kryesor të komunës. Një objekt i cili ka përfunduar, por ndërkohë kryeministri kërkoi që të shtohen fondet dhe projekti të shkojë më tej.

Në Tamarë, kryeministri pati një takim me banorë të zonës, me të cilët foli për projektin e qeverisë për ta kthyer atë në destinacion turistik jo vetëm dimëror, por të shfrytëzueshëm përgjatë gjithë vitit.

“Ramë dakord edhe me kryetarin e komunës për të vijuar këtë projekt, për t’i dhënë mundësi gjithë atyre që kanë këto njësi tregtare që të mund t’i kthejnë në identitet duke iu dhënë një projekt, duke bërë një financim në mënyrë që të vendosen të gjitha çatitë siç kanë qenë dikur, të vishen me gurë të gjitha fasadat. Në projektin e integruar të Alpeve përfshihet Mali i Zi dhe Kosova dhe ne do të mbështetemi shumë fort tek njerëzit e zonës”, tha Rama.
 
 
Ndërkohë në një postim në rrjetin social Twitter rama shkruan:“Kantieri i rrugës së Vermoshit, ku bukuria të merr sytë dhe braktisja e gjatë frymën. Era e Rilindjes po fryn në Alpe”.



rama twitter






Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj