Kreu i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Igli Hasani, ishte i ftuar në Report Tv ku komentoi sot rolin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, takimi inaugural i të cilit po mbahet në Uashington, ku Shqipëria merr pjesë si një nga vendet themeluese.

Sipas Hasanit, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA kanë qenë gjithmonë të afërta dhe politika e jashtme shqiptare ka mundësuar ngritjen e profilit ndërkombëtar të vendit dhe ndihmimin aty ku ka nevojë, duke marrë si shembull rastin e Gazës.

“Shqipëria është një anëtare themeluese e këtij bordi dhe ka treguar gjithmonë se është një aleat i ngushtë,” tha Hasani.

Ish-ministri i Jashtëm qartësoi se Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht në rimëkëmbjen e Gazës, por me trupa policore dhe ushtarake. Hasani theksoi se Shqipëria ka kontribuar kryesisht në terren dhe në operacione paqeruajtëse, duke shmangur përfshirjen në konfliktet luftarake, dhe kjo ekspertizë e fituar ndër vite do t'u mundësojë vendit një përfaqësim dinjitoz në skenën ndërkombëtare.


Lajmi kryesor:

Bordi i Paqes, Trump: 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës! Shqipëria dhe Kosova premtojnë dërgimin e trupave