Rama në mbyllje të takimit dyditor me kryebashkiakët: Këto janë porositë e padiskutueshme

 

Kryeministri Rama në mbyllje të takimit dyditor me të zgjedhurit socialistë  ka lënë porositë për të gjithë kryebashkiakët, duke nisur nga vëmendja e shtuar për zonat rurale, deri te transporti, dhe te kalimi i ujësjellësave në dorë të Ministrisë së Transporteve.

"Jo në të gjitha bashkitë përmirësimi është aq sa duhet të jetë, për të garantuar mesataren e sigurtë që duhet të ketë PS kur merr besimin. Mesatarja e sigurtë nuk duhet të vihet në diskutim, ajo që ne duhet të bëjmë dhe që ka rëndësi është që në këtë komunitet bashkish, ka eksperienca shembullore që duhet të përcillen te të tjerët, ka shumë arsye për të komunikuar dhe ndarë informacione.

Pikat në të cilat duhet vendosur fokusi shumë fort, e para dimensioni rural i çdo bashkie. Kemi bërë një punë të madhe në dimensionin urban, nuk është vetëm çështja e infrastrukturës, rrugët, ujësjellësat, janë në progres. Mos i mbaj shënimet me aq shpejtësi se mu morrën mendtë. Këtu e kam fjalën për dimensionin në aspektin e forcave prodhuese, eksportuese që cdo bashki ka një zonë rurale.

Asnjëherë nuk është marrë pushteti vendor me bujqësinë, deri në shtator tetor të këtij viti, duhet të sillni plane së bashku me fermerët, që kanë nevojë për pika grumbullimi. Nuk mund tia plotësojë këtë një kompani private, atë duhet tia plotësojë pushteti vendor.

Agregimi i ujësjellësave është një gjë e padiskutueshme, duhet bërë një punë e madhe në transformimin e ujësjellësave. Çështja tjetër është ajo e mjedisit, edhe këtu problemi kryesor është që sa garantohet shërbimi i pastrimit dhe në zonat rurale. Ka një element tjetër që pothuajse nuk u fol fare, është transporti..", u shpreh Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rama: Gati plani për kursim, energjia me orar! Të mësojmë të jetojmë në kohë të vështira! Do ketë shkurtim punonjësish


S.C/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës