Në takimin me shqiptarët në Itali kryeministri Edi Rama ka folur edhe për paragjykimet ndaj emigrantëve shqiptarë shumë vite më parë. Kreu i qeverisë kujtoi edhe thirrjet e Umberto Bossit, ish drejtues i ‘Lega Nord’, që shqiptarët të vriten në mes të detit. Po ashtu Rama tha se djali i tij bleu në Shqipëri diplomë në universitetin privat ‘Kristal’ në kohën e Berishës.
'Në sytë e italianëve të viteve ’90, asgjë nuk e lidhte Shqipërinë e para luftës, provincën e dikurshme të Italisë kujtimi i së cilës ishte flakur në mbeturinat e historisë italiane të fashizmit me Shqipërinë komuniste që pikërisht nga ajo e kaluar ishte mbarsur si pjella e imponuar e një shtatzënie të mbrapsht. E kush nuk i kujton ato kohë me damkën: “E’ stato un albanese”, kur zienin debatet në kanalet politike italiane. Ishte koha e një farë Umberto Bossi, një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det me pushkët e ushtrisë, një personazh që dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë i cili këtej e bëri çorap Italinë, andej shkoi, i bleu djalit diplomën tek një nga ato universitetet Kristal dhe Vitrina të Saliut të dytë.'- u shpreh Rama.
Kujtojmë se Renzo Bossi, djali i Umberto Bossit, mori disa vite më parë diplomën e studimeve universitare në Shqipëri, kjo sipas hetimeve të Prokurorisë së Napolit dhe Milanos mbi partinë “Lega Nord”. Bëhet fjalë për një diplomë për Administrim Biznes, që u lëshua nga universiteti privat “Kristal” në shtator të 2010-s. Sipas mediave italiane asokohe dyshohej se diploma e Renzo Bosit të jetë paguar me paratë e Lega Nord.
Lajmi kryesor:
Turi me diasporën/ Rama në Milano: Shqiptarët e Italisë përbashkuesit e 2 brigjeve të Adriatikut! I fton të kthehen: Fati europian s'ka shans të ndryshojë
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3656
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët
22 Dhjetor, 17:12