Vendimet e qeverisë/ Miratohet Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2024-2026

Vendimet e qeverisë/ Miratohet Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2024-2026

Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2024-2026.

Sipas këtij plani "ministri i Shtetit dhe Kryenegociator ngarkohet të bashkërendojë zbatimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2024 – 2026 me ministrat dhe/ose drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për kryesimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian (GNPIE), si dhe negociatorin përgjegjës të secilit kriter dhe/ose kapitull të acquis të Bashkimit Evropian".

"Negociatori përgjegjës për kriterin dhe/ose kapitullin e acquis të Bashkimit Evropian, i caktuar sipas parashikimeve të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, raporton në mënyrë periodike pranë ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator për ecurinë e zbatimit të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2024 – 2026. Vendimi nr.122, datë 1.3.2023, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, 2023 – 2025”, shfuqizohet. Ngarkohen të gjitha institucionet, në përbërje të grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian, për të cilat në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2024 – 2026 janë përcaktuar detyra të veçanta për zbatimin e këtij vendimi", thuhet në vendim.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille