Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih prej ditës së djeshme, ku po merr pjesë në punimet e konferencës së Sigurisë.
Kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të BE, si edhe me politikanë të vende tjera.
Sot, Rama ka ndarë foto nga takimi me Sekretarin Parlamentar të Shtetit Gjerman në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Niels Annen, si edhe me kryeministrin e North Rhine-Ëestphalia, Hendrik Wurst.
Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC), takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë ka mbledhur dhjetëra krerë shtetesh. Temat kryesore do të jenë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Mynih- Gjatë qëndrimit në Mynih Kryeministri Edi Rama u takua dhe me ish sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton.
Në facebook Rama ndau një fotogaleri nga ky takim i ngrohtë mes tij me zonjën Clinton shoqëruar dhe me një përshkrim.
'Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton' shkruan Rama.