Rama në OKB: Do monitorojmë zbatimin e marrëveshjes së paqes në Ukrainë, më uroni fat

Gjatë fjalës në OKB, kryeministri Rama theksoi se parësore për Shqipërinë gjatë kryesimit të OSBE do të jetë siguria kombëtare, respektimi i të drejtave të njeriut dhe forcimi i shtetit të së drejtës. Rama tha se mbrojtja dhe diferenca në terren përmes monitorimit të OSBE është një nga pikat kyçe që Shqipëria ka gjatë kryesimit për 2020. Ai foli dhe për vizitën në Ukrainë, ku tha se në rolin e kryetarit të OSBE do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes së paqe atje.

'OSBE është një shtyllë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar dhe në axhendën tonë është zhvillimi i qëndrueshëm.  Jam i vendosur si kryetar i OSBE për të rritur bashkëpunimin dhe të përballimin e sfidave. Pikat kyçe janë siguria kombëtare dhe të promovojmë të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtësi.  Në krye të OSBE objektivi kryesor do të jetë mbrojtja dhe të bëjmë diferencën në terren. OSBE ka provuar se mund të dislogohet në vende të ndryshme pas konfliktit, prandaj përpjekjet për zgjidhjen e krizave mbetet parësore për ne si kriza në Ukrainë.  Gjatë vizitës në Ukrainë theksova përkushtimin tonë për të çuar përpara marrëveshjen e paqes dhe arritjen armëpushimit atje. Pavarësisht marrëveshjes së paqes ende ka viktima atje. Në Ukrainë kërkojnë një monitorim të OSBE atje për zbatimin e plotë të paqes' tha Rama.

Rama theksoi se Rusia duhet të bëjë detyrën e saj dhe të mundohet të zbatojë marrëveshjen e paqes, ndërsa kërkoi dhe një mision paqeruajtës  nga OKB në zonën e konfliktit.

"Duhet diçka më thelbësore nga pala ruse pasi ato kanë influencën në palët në terren për të sjellë paqen në Ukrainë. Ambulanca ende nuk mund të shkojë në zonë e konfliktit, pasi nuk ka marrëveshje mes tyre. Ka shumë persona që vdesin pasi nuk kanë mundësi të kurohen apo shkojnë në spital. Nuk mendoj se është e vështirë por të dyja palët. Duhet të kuptojnë se këta njerëz janë të zotit dhe ndërkohë që pretendojnë së janë rusë apo ukrainas duhet t'u japim mundësinë që të çojnë të afërmit e tyre që po vdesin rrugëve pasi kalimi nuk është i lirë. Më uroni fat, pasi ky është prioriteti im dhe ajo që dua të arrijë gjatë këtij viti.

Nuk duhet të përjashtohet një mision paqeruajtës  i OKB në zonën e konfliktit në Rusi dhe Ukrainë. Monitorimi ka dhënë një rezultat të mirë por gjatë ditës, pasi kur bie nata, fillojnë të shtënat. Për këtë duhet mision paqeruajtës, pasi monitorimi nuk mund të bëj dot gjë' tha Rama


Lajmi kryesor:

'Më uroni fat!' Rama: Prioriteti im në OSBE, zbatimi i marrëveshjes së paqes Ukrainë-Rusi


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic