Rama në podkast: Tirana, një vend ku me Airbnb bëhet nami! Mund të dalim aeroporti i parë në rajon, t'ia kalojmë dhe Beogradit

Tirana tashmë është kthyer në një  ’magnet’’ për turistët e huaj. Jo vetëm ajo, por dhe Shqipëria dhe këtë e tregojnë shifrat. Ndryshe nga 10 vite më parë, këtë vit në aeroportin e Rinasit kanë zbritur 6.5 dhe 7 milion pasagjerë.

Në episodin e fundit të podacastit ku kryeministri Edi Rama pati të ftuar Alvin Karaqi fituesin e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Evropiane në karate tha se Shqipëria ka pasur një fluks të lartë turistësh që sa vjen e rritet çdo vit. Madje jemi në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon. 

"Tirana është bërë dhe shumë, shumë ‘’magnet’’ për turistët. Gjithë Shqipëria tani. Ti ke ardhur në 2005. Në 2005-ën ka qenë momenti i hapjes së aeroportit, pra terminali i ri dhe të gjitha pas aeroportit komunist që ishte, dhe në 2013-tën, në aeroportin e Tiranës kishte rreth 300-350 mijë pasagjerë. Këtë vit jemi midis 6.5 dhe 7 milion pasagjerë dhe praktikisht jemi në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon, përfshirë dhe Beogradin, domethënë që ka një aeroport të madh. Ata po ndërtojnë pjesën e re, nuk po i ecën shumë mirë mesa kam kuptuar, por 6.5- 7 milion është diçka e pamendueshme deri disa vite përpara dhe kjo vetëm në aeroport dhe me aeroportin e Vlorës, do të rritet edhe më shumë sepse shumë njerëz që duan të vizitojnë Shqipërinë, sidomos zonën e Jonit, llogarisin kohën dhe nuk është shumë komode, por Tirana është bërë një vend ku me Airbnb  bëhet nami, në gjithë Shqipërinë bëhet nami sot që flasim" tregoi Rama.

Megjithatë pranon se duhet të bëhet më shumë punë.

"Na duhet më shumë zhvillim me hotelet dhe gjithë këtë pjesën e mikpritjes së nivelit më të lartë, që të sjellim më shumë turistë që konsumojnë më shumë që të mbetet më shumë ekonomi, por mendoj që jemi në rrugën e duhur dhe Dhërmiu është një nga pikat, nuk diskutohet që janë, tani ka dalë dhe Ksamili që është bërë si të thuash, ajo kartëvizita e artë e Shqipërisë turistike' tha Rama

Ky ishte podcasti i fundit për këtë sezon ndërsa informoi se "Flasim' do të rinisë në shtator.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:11
Nga malli e deri te lidhja shpirtërore me Kosovën, Alvin Karaqi ndan kujtimet nga lufta dhe fëmijëria: Kthehem për njerëzit, nuk kthehem për qytetin

 

Ndonëse gdhendi emrin e tij në historinë e Kampionatit Evropian të karatesë dhe emigroi në një moshë të re për një jetë më të mirë, shqiptari nga Kosova Alvin Karaqi nuk i ka harruar për asnjë moment rrënjët, vendlindjen dhe atdheun.

Teksa ishte i ftuar në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama, ai ka rrëfyer kujtimet e tij nga jeta në Prishtinë, mallin për vendlindjen teksa jeton larg dhe dëshirën e zjarrtë për tu rikthyer sa më shpesh e për të takuar të afërmit në Kosovë.

“Gjuha shqipe e imja ishte e kufizuar edhe pse prindërit e mi janë munduar shumë të më rrisin me gjuhën shqipe, por gjithsesi nuk është njësoj sepse ishin të vetmit persona komunikues. Kur erdha në Kosovë, normale kisha ato kufijtë e mi të shprehjes, ato ishin vështirësitë e para dhe normal që më kujtohen rrugët sepse ne jemi kthyer në fund të vitit 2000 por rrugët nuk u pastruan nga dëmet e luftës. Kështu që, ishte shtëpia e gjyshes në fillim ku u vendosëm dhe shtëpitë afër ishim me vrima nga plumbat ato shtëpitë e djegura, një kaos të cilin tani kur e shoh pas 20 viteve, nuk mundem ta mendoj që ne kemi jetuar ashtu. Gëzohem shumë që prindërit e mi kanë qenë të edukuar edhe për punë në mënyrë që dhe mua më strukturuan ashtu që të i largohesha kaosit sa më shumë. Më kujtohen ato kohë, më kujtohet populli më i shfrenuar pas luftës por dhe shumë euforik për shkak të lirisë. Atëherë nuk e kuptoja shumë se çfarë po ndodhte, atëherë vetëm kam ecur pas lokomotivës por tani kur reflektoj retrospektivë them, Okej, disa gjëra paskan ndikuar në jetën e Alvinit sot dhe në jetën e prindërve të mi sot’, tha Karaqi.

Ndonëse i angazhuar me punë, Karaqi thotë se gjithmonë mundohet të gjejë kohën për tu kthyer në Kosovë dhe për të qëndruar aq sa malli për njerëzit dhe vendin të zbehet paksa.

“Tani për të thënë detyrim, është fjalë e rëndë, që e ndjej si detyrim të vi në Kosovë në pushimet e mia. Unë e ndjej mallin për prindërit, mallin për familjen, mallin për shoqërinë dhe kjo është arsyeja kryesore pse unë kthehem në Prishtinë për të kaluar ditët e lira që kam. Nuk e kam një nostalgji për Prishtinën si qytet, edhe pse jam rritur aty dhe e dua shumë si qytet por e dua atmosferën, i dua njerëzit atje se jam rritur atje me ta. Tani Prishtina ka nisur të zgjerohet por dikur ka qenë e vogël dhe ne jemi rritur aty. Në shumicën e rasteve, nëse nuk njihemi personalisht njihemi si fytyra kështu që... Me kokë përshëndetemi maksimalisht. Kthehem për njerëzit, nuk kthehem për qytetin. Sa herë kam mundësi, kur kam ndërrime të natës që i bëj, 7 netë për shembull radhazi, atëherë më takojnë diku në 5-7 ditë pushim e më pas, ashtu përgjumësh i hipi aeroplanit dhe shkoj”, tha Karaqi.

Ora 10:10
'Nuk jam aq i mirë sa dukem nga larg, po as aq i keq sa thonë ata që s'më njohin nga afër' Rama mbyll podcastin dhe nis pushimet! 'Flasim' në shtator

 

Me kampionin e karatesë kryeministri Edi Rama mbyll podcastin online “Flasim” të nisur si eksperiment në prill të këtij viti.

Episodin e parë e nisi më 8 prill në Facebook kur në studio foli me shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Çalja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët kishin marrë edhe gradën kolonel.

Kryeministri Rama e shfrytëzoi këtë format të ri komunikimi si mënyrë të re për të shkuar tek elektorati i tyre në prang të fushatës elektorale që do të niste për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023

Dhe eksperimenti social ka rezultuar i suksesshëm pasi videot e podcastit morën mijëra vieës ndërsa të ftuar ishin personalitete të njohura të botës së artit, kulturës, sportit dhe jo vetëm.

Në podkastin e sotëm ai u përshëndet me të gjithë ndjekësit e tij duke paralajmëruar se do të rikthehet në shtator “Flasim”

 “Nuk jam aq i mirë sa dukem nga larg, po nuk jam as aq i keq sa thonë ata që nuk më njohin nga afër. Shihemi në sezonin e ardhshëm, në muajin shtator!”  tha Rama.

Marrja e rolit të ‘gazetarit’ të kryeministrit Rama u pa me skepticizëm nga eksertët e medias.

Pjesë nga biseda

Alvin Karaqi: Faleminderit juve së pari për ftesën dhe për kohën. Për mua, edhe familja, edhe e dashura, por edhe unë vetë e kuptoj që ky eveniment që ka ndodhur dhe kjo medalje ka ndryshuar pak të paktën këto muajt e ardhshëm të jetës sime dhe normale që kam mirëkuptim në këtë aspekt dhe nuk është që unë nuk po toleroj diçka, por unë po e bëj me shumë, shumë qejf sidomos takimin me ju, kryeministër. Doja ta përmendja shumë se i mbetet pikë dhe nënës, nëna është shumë fans i juaji dhe ajo ka qenë personi më i gëzuar, edhe më shumë se unë që unë do të jem sot mysafiri jot dhe e përshëndes shumë.

Edi Rama: Me siguri prindërit e tu janë krenarë dhe nuk kanë nevojë që të shtoj gjë.

Nënës do m’i bësh shumë të fala dhe unë po i drejtohem dhe po i them, nuk jam aq i mirë sa dukem nga larg, po nuk jam as aq i keq sa thonë ata që nuk më njohin nga afër.

Shumë faleminderit!  Ky ishte kampioni më i freskët i Shqipërisë, Alvin Karaqi.

Shihemi në sezonin e ardhshëm, në muajin shtator!

Ora 09:19
Babai u fut në borxhe për ta dërguar në garë, Alvin Karaqi shkroi histori në Kampionatin Evropian të karatesë! Mesazh të rinjve: Mos u dorëzoni!

 

Kampioni i Evropës në karate, Alvin Karaqi ka qenë i ftuari i radhës në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama. Në këtë podcast Karaqi ka folur për sfidat dhe arritjet e tij në sport, në një disiplinë shumë të vështirë siç është ajo e karatesë.

Në episodin e fundit të sezonit të parë të podkastit ‘Flasim’, Alvin Karaqi shqiptari nga Kosova, ka ndarë përjetimet dhe emocionet që e përshkuan, teksa shkroi historinë dhe mori medaljen e parë të artë për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të karatesë që u zhvillua në Poloni.

E teksa tregoi vështirësitë dhe sfidat me të cilat është përballur gjatë rrugëtimit të tij në karrierë, Karaqi i ka dhënë një mesazh të gjithë sportistëve të rinj.

“Po të thoja vetëm fjalën ‘’Mos u dorëzoni’’ do të jetë klisheja e gjithë sportistëve që e thonë një fjalë goje dhe përfundon me kaq. Mirëpo, ta marrin karrierën time si shembull, për ti motivuar fëmijët është karrierë pak ndryshe sepse kam qenë dhe student i mjekësisë dhe kam pasur ato obligimet e mia, por mirëpo që jam bërë kamion, kryesor ka qenë fati, por nuk ka qenë fati në garë, por ka qenë fati që kam pasur një familje shumë mbështetëse. Mbështetje jo vetëm financiare sepse nuk kemi qenë të pasur. Babi ka marrë kredi për të më çuar në garë, ka marrë borxhe për të më çuar në garë. Unë nuk kërkoj atë prej prindërve të tjerë, po mbështetje shpirtërore, mbështetje në humbje, në fitore, mbështetje edhe atëherë kur garuesi, atleti, një djalë i ri, një artist i ri është në momentin më të lig të tij, edhe psikik. Edhe këto pres dhe i motivoj shumë prindërit që të mundohen të kuptojnë fëmijën në çdo fazë të jetës. Prindërit e mi e kanë ditur intelektualisht se në çfarë pike psikike jam, nuk besoj se e kanë ditur por kanë qenë në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe kanë qenë mbështetësit e mi kryesor”, tha Karaqi.

Një pjesë shumë e rëndësishme për kampionin e karatesë është edhe mbështetja e personave të cilët  kanë besuar dhe besojnë në talentine tij. Duke filluar nga trajneri, i cili nuk është dorëzuar kurrë, së luftuari për të nxjerrë në dritë emrin e tij.

“Fatin e lidh edhe me trajnerët. Nuk kanë hequr dorë nga unë, nuk i kanë ndjekur vetëm ata që kanë fituar para meje. Kanë parë që unë jam punëtor, kam luftuar edhe e kam dashur këtë sport dhe kam dashur të mbërrij edhe e kanë respektuar këtë dëshirë e këtë pasion dhe kanë thënë hajde dhe ti me ne. Kështu që unë ja lë rezultatin tim përpos punës, ja lë këtij fati. Në fund të fundit, uroj që fatin ta shkruajnë prindërit dhe garuesit vetë, dhe trajnerët vetë. Shumë i inkurajoj ata që ti mbështesim këto talente se i kemi dhe për të luftuar për të mirën e tyre edhe kur ata janë në pikën më të dobët. Edhe për sportistët, për artistët ata duhet ta duan atë që duan, dhe kur duhet. Kemi Luizën, më keni mua, medaljen më të madhe të karrierës sime e mora 30 vjeç dhe e mora si mjek në vitin e 4 të specializimit kur askush nuk e pa me nënçmim që e zgjat karrierën e tij profesionale në sport. Deri në atë moshë, apo paralelisht me atë profesion. Gjithçka është e mundur, me shumë, shumë fat, po fatin duhet ta shkruash vetë dhe duhet të kesh ekipin e duhur”, tha Karaqi.

Sa i përket familjes ai u shpreh se, familja e tij e ka mbështetur gjithmonë dhe e ka shoqëruar kudo.

 “Nëna ende pa u nisur për garë fillon të qajë kështu që nëna është nënë, një kohë sa kishte mundësi ajo më ka përcjellë dhe në gara jo vetëm virtualisht, por edhe në person. Mirëpo jam unë në fakt jam munduar, sa më i rritur që u bëra, sa më shumë u bë konkurrenca më e madhe se një herë fitoret nuk ishin si një herë të përditshme sepse dhe konkurrenca është më e fortë, atëherë nuk kisha qejf ti shikoja prindërit aty, duke më parë duke humbur, duke më parë mua duke qarë sepse për ta dhimbja është e dyfishte. Kështu po gëzohem që ata të jenë vetëm pjesë e rezultateve të mira”, u shpreh Karaqi.

Tutje, Karaqi tha se pasioni i hershëm për karatenë, i lindi shumë spontanisht, ndonëse babi i tij kishte dashur që ta shikonte në basketboll.

“Po, kam pasur kusht nga prindi, mua më vendosën në karate, që ishte qejfi im, por qejfi i babait ishte të shkoja në basketboll, kështu që vendosën të më regjistronin në të gjitha klubet në sporte të ndryshme, unë vendosa të shkoja në karate dhe kur e panë që kisha qejf të merrja pjesë në gara, ata nuk e kishin shumë qejf sportin me kontakt dhe thanë se, nëqoftëse nuk i kam të gjitha 5-a në shkollë, nuk mund t vazhdoja sportin kështu që ai ishte kusht”, tha Karaqi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paola: 23/07/2023 13:43

    Rama eshte me i miri. Sa me shume shqiptare ne turizem emigrimi neper bote, aq me shume turiste vijne. Dhe kjo fale gjenialitetit te monark Rames.

    Përgjigju
  • Haris: 22/07/2023 16:10

    Alvinin e kam njohur ne Prishtine para 5 ose 6 vitesh Ka arritur me shume mundime deri ketu Por puna dhe kembengulja shperblehet Urime Kampion Por dhe si njeri eshte nje djale fantastik Respekte

    Përgjigju
  • Ema: 22/07/2023 14:40

    Numri i turisteve sa vjen dhe po rritet

    Përgjigju
  • Klea: 22/07/2023 14:38

    Nje podkast mjaft interesant

    Përgjigju
  • fitore: 22/07/2023 13:45

    ti mund te thuash cte duash por njerezit po ikin cdo dite o nastradin ....qindra mijera kane ikur qe nga 2013 ,te gjithe e kane gabim keta? Ti ,Saliu ,Likja e gjithe te tjeret deshtuat me sukses .....

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 22/07/2023 12:51

    Komentuesve,qe nga "Xhepisti me litar",deri tek "Prandaj" : dukshem e politizoni edhe kete cka keni pare apo degjuar.Uroj te mos jeni "fansa" te Saliut apo Cim Pekes !?!! Personalisht me emocionoi ecuria ne jete,perpjekjet,pasioni,inteligjenca e Alvin Karaqit,vleresimi,dashuria dhe respekti qe ka per bashkekombasit dhe vendlindjen e tij ! Alvin'i eshe nje shembull i gjalle se si duhet te "luftoje" rina sot per tu bere te ditur (veresoni dhe ndiqni Alvinin) ka studjuar dhe eshte Mjek dhe realizoi psionin e tij dhe bile duke bere "dallim",Kampion dhe nder vetes,Familjes dhe bashkekombasve te tij ! te gjithe duhet te jemi krenare qe edhe ndermjet nesh ka shume e shume shembuj te mire dhe ekselente.Keto duhet te frymezojne te rinjte sot,por dhe familjet tona per te drejtuar ne rrugen e duhur femijet tane dhe per ti mbeshtetur me sa mundemi ! Per pak mendoni,sikur te kemi shembuj te tille,me shume e me shume,sa me mire do te ishim.nuk e kam fjalen vetem per sportin,por per cdo gje e lidhet me edukimin,qasjet dhe suksesin e merituar te Brezit tone te Ri ! Ti leme menjeane,politizimet e teperuara dhe te pa vend ! Le te fokusohemi tek Shembulli i Alvinit ! I uroj nga plot shendet dhe mbaresi Alvinit ! Lymi Tutit

    Përgjigju
    • Hyp këtu: 22/07/2023 18:10

      Dhe e sheh si ja kalon dhe Stambollit

  • tea: 22/07/2023 12:38

    turistet sa vijne e shtohen edhe me shume ne vendin tone

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/07/2023 11:40

    Mendjen në beograd e bythen në Surrel

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/07/2023 11:38

    Ti dhe vucici të mos ktheheni më kurrë , të u haj fundi i det më lurken tek zoti

    Përgjigju
  • Goni: 22/07/2023 11:08

    Shpresojme qe te dale aeroporti me i miren

    Përgjigju
  • Dori: 22/07/2023 11:07

    Bisede shume interesante

    Përgjigju
  • Olti: 22/07/2023 11:06

    Aeroporti ne vendin tone eshte shume i bukur

    Përgjigju
  • Mani: 22/07/2023 10:43

    Krymin.deputet,politikanet,ministrat te gjithe po fillojnë pushimet,xhepat plot me korrupsion e rroga te larta,hajnat po pushojne.

    Përgjigju
  • Denisa: 22/07/2023 10:40

    Nuk mbahet shteti me turista, fitojne 20% e pronareve, populli ushqehet me te ardhuart e industrive te renda dhe te lehta, ushqimore e bujqesi e blegtori moderne.

    Përgjigju
  • Analiza: 22/07/2023 10:39

    Qytete vetem 10-30 km afer aeroportit nuk kane uje dhe shume persona qe japin AIRBN pra hotel room nuk kane uje ne qytete aferta si Laç etj pra vende kishtare turistike dhe zona rreth plazhit dhe aeroportit pa uje si zhvillohet airbnb ketu calon dicka dhe ky eshte vizioni ? Besoj duhet nje verenjtje per kete problem pasi demtojne turizmin ose mbipopullojn plazhin . Edhe rruget dytesore duhen ribere vitin tjeter qe vendasit (local people ) te perdorin rruge dytesore dhe te ikin trafikut…pra aq afer sa ka aeroportin Tirona e kane dhe 2/3 qytete vogla te tjera por nuk kane cilesi infrastrukture per Airbnb pasi ska kushte baze si H2O , dhe probleme tjera lokale , pra kur te tejmbushim tironen le te mbetet ndonje lek edhe per keto qytete fqinje me 20-30K banore qe te qarkulloje paraja , pra duhet cilesi si mund te kemi disa qytete me dalje ne det pa uje normal , edhe miq turist qe mund te kemi nuk i ftojne dot ne shtepi ! Vera pa uje eshte si turizmi pa para pra eshte sikur te kesh 10 mil turiste qe harxhojne vetem 50€ per pushime ne shqiperi pra i pa vlere , edhe pse turizmi i 2023 do jete rrekord mendoj qe ne gusht 2023 euro do jete 1€=90-95 lek kjo tregon qe turistet qe vijne ne shqiperi shpenzojne minimumi 30-40/ dita dhe kjo eshte arritje per gjithe bizneset shqiptare sa me shume turiste por edhe rrethet ngjitur te Mos i vendoset “cepenat” por te organizohen me H2O dhe quality per turizem…

    Përgjigju
  • Xhepistat ne litar: 22/07/2023 10:01

    Tirana vendi i super korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ketu eshte bere kapic cdo gje ky del e thote do konkurosh Beogradin ti more shefi ahmetajt qe sla gje pa grabit.

    Përgjigju
  • Tata: 22/07/2023 09:37

    Qeverine e ka pushtuar mafia,investon e ben ligjet,mos u bej prestanome i krimineleve te vendit

    Përgjigju
  • Nuk dorëzohemi: 22/07/2023 09:33

    Deri sa të ikim si ty në Gjermani ose Angli.

    Përgjigju
  • Mario: 22/07/2023 09:26

    Prishtines nuk ia kalon dot, nami te behet. Te bo Albini non grata tak fak

    Përgjigju
  • I je fut bixhozit dhe ti: 22/07/2023 09:16

    Harrove problemet e po fluturon me presh në b.thë njëlloj si Saliu jemi vendi i parë pas Kinës që hamë më shumë pilaf me fasule, prandaj bie erë parfum kudo

    Përgjigju
  • Tutu: 22/07/2023 09:05

    Je bere si petllaxhi o Edvin… çdo mengjes ben nga nje tepsi…

    Përgjigju
  • Prandaj: 22/07/2023 08:52

    Aeroportin e ke si kioskë se ka shumë turistë? Ik mer gënjeshtar, turistë ka por s'ka shqiptarë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë