DURRES-Nisin punimet për thellimin e basenit dhe kanalit hyrës në Portin e Durrësit, që do të mundësojë hyrjen e anijeve të një madhësie prej 20.000 ton. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ishin sot në këtë kantier, që do të përmirësojë kapacitet përpunuese në portin më të madh të vendit, që si pjesë integrale do të ketë edhe terminalin modern të krocerave, që pritet të nisë këtë vjeshtë.
“Nëse aktualisht në Portin e Durrësit anijet hyjnë me zhytje 7.5 metra, mendohet që me thellimin që do bëjmë deri në 10.45 metra, atëherë do rrisim kapacitetin e hyrjes së anijeve dhe është një leverdi e madhe ekonomike, sepse duke ardhur anije me kapacitete të mëdha, edhe prurjet do jenë të mëdha”, - tha inxhinieri projektues.
Ndërkohë që pjesë integrale e portit do të jetë edhe terminali i kroçiereve, punimet për të cilin pritet të nisin vjeshtën e këtij viti. Kryeministri e vlerësoi këtë projekt si një domosdoshmëri, por edhe si një aset infrastrukturor, i cili do të tërheqë më shumë turistë në Durrës.
“Terminali i korçiereve është i domosdoshëm. Ai e transformon komplet situatën dhe hap rrugë një projekti të jashtëzakonshëm për Durrësin, sepse ai andej, me idenë tjetër që kemi për ta nxjerrë qytetin në breg, duke ndërtuar një marinë turistike, do jetë ndryshim historik”, - tha Kryeministri. Me kapacitet fillestar prej 500 turistësh në ditë, ky terminal pritet që në përfundim të tij të mirëpresë rreth 2500 turistë në ditë dhe të përpunojë 5 kroçiere njëkohësisht.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE-Turi me diasporën, gati takimi i Ramës me shqiptarët e Londrës, salla me mbi 7 mijë vende
24 Nëntor, 07:10
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false, arrestohet një turk në Portin e Durrësit
21 Nëntor, 13:29
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
Te lutem hiqe pak koken se nuk duket pallati ver shales
Përgjigju