Rama deklaroi se duke filluar nga muaji qershor i këtij viti do të marrë fund ping-pongu i qytetarëve me titujt e pronësisë, pasi sipas tij, do të formësohet agjencia kombëtare e titujve të pronësisë, do t'i japë fund ecjeve pafund të qytetarëve.
Do përmbysim sistemin e grabitjes, korrupsionit, parazitizmit në zyrat e shtetit. Do vazhdojmë të kërkojmë aleancën me njerëzit e zakonshëm për të luftuar të gjithë grabitqarët dhe parazitët që vazhdojnë të kenë vend në këtë sistem.
Dua ta theksoj qartë se që nga korriku, ku kam kërkuar dorëheqjen e gjithë drejtuesve të hipotekave deri sot kanë kaluar gjashtë muaj dhe sot duam të bëjmë më të mirën në përzgjedhjen e drejtuesve të hipotekave. Unë i refuzoj të gjitha pretendimet për ndërhyrje në këto konkurse, pasi askush nuk na detyronte të bënim konkurse. Dua ta bëj të qartë për ata që shfaqin skërmitjet e cinizmit në publik se një drejtor këtu apo atje na paska qenë kontributor i PS në fushatë elektorale, këto procese nuk përjashtojnë socialistët, por u japin mundësi të gjithëve të përfshihen dhe kriteri i vlerësimit për ne nuk fillon nga të qenit socialist a demokrat, por fillon te i aftë apo i paaftë.
Kam besim se është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme në kushtet kur është zhvilluar gjithë ky proces, kam edhe bindjen se jemi ne të parët, ministrja e Drejtësisë dhe gjithë struktura përgjegjëse që duhet të verifikojë çdo ditë drejtësinë dhe vlerën e çdo zgjedhjeje. Të gjithë jeni në provë, dhe provën nuk e keni me ndonjë parti, as me qeverinë, por me popullin shqiptar.
ALUIZNI ka shembuj të shkëlqyer që vlejnë për të ndarë qartë shapin nga sheqeri, edhe pse ky proces është larg të qenit i përfunduar. Lufta me korrupsionin, ryshfetin, cinizmin, është një luftë që vazhdon çdo ditë. Secili nga ju duhet ta ketë shumë të qartë se duhet ta fitojë të drejtën për t’u paguar nga taksat e shqiptarëve.
Ne kemi nisur procesin e reformës për titujt e pronësisë, deri në qershor do kemi formësuar agjencinë kombëtare të titujve të pronësisë, që do të thotë bashkim i këtyre dy institucioneve, që do t’i japë fund ping-pongut të tmerrshëm dhe ecejakeve pa fund të qytetarëve, sepse hipotekat preferojnë ti bien shkurt. Sot nuk jemi vetëm, edhe pse aleatin që e kemi zgjedhur dhe që e duam çdo ditë e më të fuqishëm, që është njeriu, nuk e kemi ende në atë pozicion dhe fuqi që me siguri do ta kemi në vijim, pasi ka ende mosbesim. Janë 35 punonjës hipotekash, që janë larguar nga detyra dhe janë në procese penale, si pasojë e platformës bashkëqeverisëse.
Kjo platformë ka lidhjen direkte të qytetarëve me ministrat. Gjonaj është instanca që merr dhe interesohet direkt për çdo ankesë të qytetarëve, por nga ky moment çdo drejtor hipoteke do mbajë përgjegjësi për çdo ankesë të qytetarëve dhe dhënien në kohë të qytetarit dhe kush është përgjegjës për vonesat.
Qytetarëve duhet t’u jepni përgjigje në kohë reale, duhet të zgjidhen sa më shpejt. Qytetarëve u është krijuar një kosto shumë e madhe, dhe për këtë ka përgjegjës direk dhe këta janë individët që kanë dosjet dhe për këta ka vetëm një metodë, çuarja para drejtësisë, atje para prokurorisë të japin shpjegime se përse i kanë mbajtur. Hipoteka ka probleme të trashëguara, tepsia e justifikimeve. Paralelisht me procesin e dixhitalizimit.
Qytetarëve duhet t’u jepni përgjigje në kohë reale, duhet të zgjidhen sa më shpejt. Qytetarëve u është krijuar një kosto shumë e madhe, dhe për këtë ka përgjegjës direk dhe këta janë individët që kanë dosjet dhe për këta ka vetëm një metodë, çuarja para drejtësisë, atje para prokurorisë të japin shpjegime se përse i kanë mbajtur. Hipoteka ka probleme të trashëguara, tepsia e justifikimeve. Paralelisht me procesin e dixhitalizimit. Qytetari nuk duhet të mbahet si ‘top pingpongu’ cdo kthim pas do të jetë letër dorëheqje.
Nëse ke pranuar që një dosje e kthyer sërish nga Hipoteka te ALUIZNI, ky do të jetë teksti juaj i dorëheqjes. Keni shumë pak kohë për të zgjidhur përfundimisht edhe çështje banale, që janë pamja, pastërtia, rregulli, sjellja formale. Nuk mund të ketë zyra shteti pis, që kur hyn nuk merr vesh i pari të dytin, kjo nuk duhet të diskutohet në harkun e 30-60 ditëve, në asnjë zyrë ku u shërbehet njerëzve.
Sikur Lame është në krye personalisht vetë për funksionimin e platformës dhe për të dhënë përgjigje në kohë reale për çdo ankesë, po u them që është institucioni që nuk asnjë vonesë, zero, që zbaton para afatit për afatin për dhënies së përgjigjeve. Këtë bëni edhe ju, mot a mot, asnjë vonesë për ankesat e qytetarëve dhe asnjë hezitim për të goditur çdo shkaktar. Qytetarët duhet të besojnë se me platformën e bashkëqeverisjes keni në dorë për të hequr çdo kënd në hipotekë apo te Aluzini, mjafton të futeni te platforma dhe të tregoni rastin dhe për 10 ditë do të merrni përgjigje dhe shkaktari i vuajtjes suaj nuk do të jetë më në detyrë.
d.b.d.c./shqiptarja.com