Kriza në Ukrainë dhe roli që Shqipëria do të ketë si bashkëpenmbajtëse me SHBA të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e kanë çuar kryeministrin Edi Rama në SHBA.
Bëhet me dije se kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.
Më pas, në orën 17.30 do të jetë pritja zyrtare e Shqipërisë për përfaqësuesit e 193 vendeve anëtarë të OKB, përfaqësues nga senati/kongresi amerikan e miq të Shqipërisë me marrjen e mandatit dy vjeçar si anëtar jo i përhershëm Këshillin e Sigurimit.
Në këtë takim, krahas Ministres Olta Xhaçka dhe Kryeministri Rama do të adresojë mesazhin e tij edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit. Në vizitën 4 ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.
Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA:
14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit
15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken
16 shkurt: Takime
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua sot në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dy vjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.
Gjatë këtij mandati, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, Shqipëria është e gatshme të ofrojë kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.
Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
-
Amon o Edo! fol i çik me Blinkenin, qe tja heçi non grata shkaterruesit te Shqiperise! Amon bo çmus,se Amerika doja shohi sherrin bandave te Saliut.
Përgjigju -
çfarè fati paska Blinkeni do takoj te madhin Ed vin ....ishalla I ço ndonji pikturè
Përgjigju -
a i cove amerikes nja 3 tanke dhe dy pushke, se kan nevoje
Përgjigju -
E pse do takohet edhe me ambasadorin serb ky …??? Mbrëmë e degjova në një emision serb se Gjuriçi do takohet me Ramën atje. Pae për qfar e bën një kryeminister shqiptarë këtë takim , porosit e kujt do i merr apo edhe do i percjellë ky …???
Përgjigju-
E ben që Serbia te mos marrë “zemer “ Nga konflikti mes Rusia-Ukrahine dhe të nise konflikt në Kosove apo Bosnie apo Kroaci! Serbia mbetet maçoku i Rusise bashke me shqarthin e Grekut
-










Komente
Komento