Rama në SHBA takon Obamën
por edhe senatorë e kongresmenë
Kryetari i Partisë Socialiste ndodhet në një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet që prej ditës së premte, ku ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e SHBA-ve Barack Obama.Gjatë kësaj vizite kreu i opozitës shqiptare ka bërë dhe njëherë lobim për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në BE.
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste ndodhet në një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet që prej ditës së premte, ku ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e SHBA-ve Barack Obama.
Rama u shpreh nëpërmjet rrjetit social Twtter, se takimi ishte i paharrueshëm. “Në fund një takim i paharrueshëm me Presidentin Obama! Fat dhe nder për shqiptarët ky mik i madh në Shtëpinë e Bardhë.”, shkruan kryesocialisti Rama.
Konsultimet me bashkatdhetarët shqiptarë ishin në qendër të axhendës së vizitës 3-ditore të Ramës në Shtetet e Bashkuara.
“Tre dite intensive kontaktesh në SHBA me bashkatdhetarë të interesuar për një Rilindje Shqiptare”, shkruan Rama.
Në axhendën e tij të të vizitës disaditore, Rama pati edhe takime me ekspertë amerikanë të ekonomisë të financave për të konsultuar për një Rilindje Shqiptare.
RAMA PATI TAKIM EDHE ME SENATORE E KONGRESMENEGjatë kësaj vizite kreu i opozitës shqiptare ka bërë dhe njëherë lobim për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në BE, opinioni i të cilit jepet më 10 tetor, por dhe ka shpalosur vizionin e PS dhe të opozitës shqiptare për qeverisjen e vendit, pas 9 muajsh kur të zhvillohen zgjedhjet dhe ku opozita pretendon të vijë në pushtet. Nga ana tjetër mësohet se në takimet me senatorët dhe kongresmenët amerikanë kreu i opozitës shqiptare Edi Rama nuk ka munguar të diskutojë për programin qeverisës të së majtës shqiptare nesër në pushtet si dhe për elementët bazë të kësaj qeverisjeje.
Mësohet se pjesë e diskutimit me bashkëbiseduesit amerikanë Rama ka bërë dhe keqqeverisjen e PD e kryeministrit Berisha, pa lënë jashtë diskutimit gjendjen e rënduar të ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politikë, ku disa prej tyre kanë filluar një grevë urie, që dje ka mbushur ditën e 18 të saj e që ka shënuar dhe vetëflijimin e parë teksa Gjergj Ndreca pasi është lyer me benzinë i ka vënë flakën vetes.
(sg/gre.m/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë
26 Nëntor, 21:16
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
26 Nëntor, 20:55
-
CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës
26 Nëntor, 20:48
-
Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh
26 Nëntor, 20:45