Kryeministri Edi Rama pati një reagim dhe ndaj sulmeve për Marjana Koçekun, e njohur si "Neomalësorja" kandidate në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër. Në takimin në Shirokë me kandidatët socialistë dha dhe një shpjegim përse PS mirëpriti ftesën e saj për të hyrë në politikë, megjithëse 'kokëfortësia e saj' do të jetë problem më vete,tha Rama
‘Neomalësorja” u krahasua me Lenka Çukon e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33 vjeç pasi u mor nga fshati.
“Më ka rënë në sy bullizimi që i bëjnë disa burime e personazhe groteskë nën petkun e analistëve komentatorë deri dhe intelektualëve që kanë kurajon ta quajnë veten duke e ekspozuar si një simbol i banalitetit të së shkuarës.
Me të thënë të drejtën e di shumë mirë që Marjana është e fortë, madje është aq kokëfortë sa do të jetë problem më vete.
Dua tu kthej përgjigje atyre që nuk e kanë idenë kush është Marjana e nisen nga fakti ëq është malësore. Dhe nuk kuptojnë, fare, zero, provokimin e fotografisë me kec. Që është imazh I bukur dhe harrojnë të pyesin nga vjen Marjana e çfarë ka bërë në jetë. Nuk është vajza me qingja e keca që u mor thjesht për panoramën apo fasadën, por është personalitet në kuptimin e vërtetë të fjalës për moshën e ka. Personalitet i vetëkrijuar me shumë ambicia, kokëfortësi dhe shumë peripeci
Jam i bindur se nuk e dinë që ka studuar shkenca politike jashtë, ka pasur trajektore të vecantë për të ardhur deri këtu e politikën e ka pasur ambicie shumë kohë më parë.
Marjanën e kam njohur më parë në podcast. Më ka thënë që kam dëshirë të merrem me politikë por kur të vijë dita. Mbi të gjitha është njeri që vjen nga puna e suksesi, ku të tjerët 99% do të ishin dorëzuar, në mes të asgjëkundit, ku i ka qëlluar të ketë shtëpinë dhe tani ka ngritur destinacion turistik.
Pse ne kemi pranuar aplikimin e Marjanës është se besojmë se do të jetë vlerë e shtuar për qarkun e Shkodrës dhe sektorin e turizmit dhe Shqipërisë rurale. Do të jetë vlerë e shtuar si dikush që ka studiuar shkenca politike e prodhuar me duart e veta nga toka. Ka parë të dyja anët e medaljes, varfërinë, suksesin, bashkëfshatarët e vet por dhe turistët nga e gjithë bota në derën e vet.
Është e kotë tju them se atyre që kanë krijuar gjithë atë ‘pocaqi’ tju vijë turp. Ata s’kanë lidhje me turpin, thjesht për të tjerët mendoj se Marjana e meriton këtë shpjegim për filozofinë dhe qasjen që kemi ndërtuar"![]()
Lajmi kryesor:
'Si Lenka Çuko!'/ Rama reagon ndaj sulmeve të 'Neomalësores': Bullizimi një 'pocaqi'! 'Këneta' me personazhe groteskë! Për të ndryshuar Shkodrën na duhet vota e demokratëve
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
