Rama: Në shkolla, jo llaç e tulla
por rrjet kombëtar dixhitalizimi

Rama: Në shkolla, jo llaç e tulla<br />por rrjet kombëtar dixhitalizimi
TIRANE- Kryeministri Edi Rama u ka njoftuar sot krerëve të Arsimit në rrethe se "në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve i është akorduar e gjithë masa e financimit të kërkuar, Ministrisë së Arsimit, duke vlerësuar shumë lart projektin e inovacionit për gjithë sistemin arsimor parauniversitar. Praktikisht, në vend se të investohej në një numër të kufizuar shkollash, në tulla dhe në llaç, 5 apo 6 shkolla, do të investohet në gjithë shkollat e Shqipërisë për të ndërtuar platformën e përbashkët dixhitale."

Duke i mbledhur sot në Kryeministri, drejtorët e Zyrave Arsimore, kreu i Qeverisë u ka shpalosur atyre një drejtim, thuajse në një kah tjetër, të të gjithë sistemit arsimor. Rama e vuri theksin jo aq në investimet në objekte sesa në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, të vazhdimësisë së karrierës së çdo mësuesi, të bashkëpunimit me prindërit dhe mbi të gjitha, në kthimin e shkollave në qendra komunitare.

Ai tha: "Sfida jonë e madhe është; Shkolla si qendër komunitare. Dokumenti strategjik për standardet e shkollës si qendër komunitare është miratuar, rrjeti i koordinatorëve që do të mbulojë shkollat pilot është ngritur.  Vazhdon intensivisht puna nga Ministria e Arsimit për të siguruar mbështetjen e nevojshme të donatorëve. Nga ana tjetër, informacioni për zbatimin e dokumentit strategjik duhet të jetë jo vetëm në disponimin e të gjithë atyre shkollave që janë përcaktuar si shkolla pilot, por edhe të gjithë drejtuesve në shkollat e tjera, sepse ky është një proces i cili dëshirojmë që të marrë një shpejtësi në rritje të vazhdueshme. Fjala e plotë e Kryeministrit

Nga ana tjetër, është e rëndësishme të nënvizohet se në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve i është akorduar një masë e konsiderueshme financimi, praktikisht, e gjithë masa e financimit të kërkuar, Ministrisë së Arsimit, duke vlerësuar shumë lart projektin e inovacionit për gjithë sistemin arsimor parauniversitar. Praktikisht, në vend se të investohej në një numër të kufizuar shkollash, në tulla dhe në llaç, 5 apo 6 shkolla, do të investohet në gjithë shkollat e Shqipërisë për të ndërtuar platformën e përbashkët dixhitale. Për të hedhur, kështu, themelin e një transformimi rrënjësor që do të jetë transformimi i viteve të ardhshme dhe që do të garantojë bashkimin në një platformë të gjithë nxënësve, në të gjitha skajet e vendit dhe të gjithë mësuesve po ashtu, kudo ata japin kontributin e tyre, duke bërë që cilësia e marrjes së informacionit dhe po ashtu e gjithë procesit të mësimdhënies dhe llogaridhënies të jetë e barasvlefshme, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ky është një projekt që ne e konsiderojmë një gur themeli për një epokë të re për shkollën. Është një projekt që është, po ashtu, një gur themeli për të ndërtuar mbi një bazë shumë të qëndrueshme dhe shkollën si qendër komunitare, pasi është një platformë që do të bashkojë jo vetëm të gjithë njerëzit brenda sistemit, qoftë drejtuesit, qoftë mësuesit, qoftë nxënësit, por edhe qeverinë dhe prindërit.

Duke bërë të mundur realizmin e një sërë programesh të reja, siç është regjistri  elektronik dhe me radhë, të cilat do t’i japin mundësi në kohë reale jo vetëm drejtuesve që të njihen me ecurinë e përditshme të çdo shkolle, por edhe prindërve që të njihen me ecurinë e përditshme të fëmije në shkollë, por edhe qeverisë që të nxjerrë nga kjo ecuri e përditshme të gjitha të dhënat e nevojshme për të ndërtuar një material statistikor jashtëzakonisht inovativ dhe jashtëzakonisht të vlefshëm për procesin të mirëqeverisjes së shkollës."

Më tej Rama vlerësoi ecurinë normale të programit të maturës shtetërore, unifikimin konceptual me shkollat e Kosovës e duke ia lënë fjalën më pas, drejtuesve të Arsimit të paraqisnin problemet për çdo rreth dhe nevojat për mbështetje.

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta