SHKOZET- Kryeministri Edi Rama vizitoi sot mjediset e reja të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet. Rama tha se kjo është një nga shkollat më të mëdha në Shqipëri ku studiojnë të rinj nga i gjithë vendi.
“Është një nga shkollat më të mëdha në Shqipëri që ka të rinj dhe të reja që vijnë nga e gjithë Shqipëria, jo vetëm nga Durrësi. Vitin e kaluar ka patur 1600 të rinj që kanë studiuar këtu dhe presim që këtë vit të ruajmë të njëjtin nivel,” -u shpreh zëvendësministrja e Fiancave, Dajna Sorensen.
Zëvendësministra e Financave, Dajna Sorensen u shpreh se tashmë shkollat profesionale po synohen nga nxënësit me nota më të mira.

“Nxënësit me nota të mira është një trend që ne po e vëmë re gjithandej, kemi si kjo shkollë që është super e kërkuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Edhe në Tiranë kemi shkolla ku nota mesatare në hyrje ka vajtur në 9,6. Disa të tjera si hoteleri turizmi, mesatarja ka shkuar në 8,5 që automatikisht jemi të detyruar të kthejmë disa nxënës mbrapsht, pavarësisht se janë ekselent në vetvete. Kjo tregon se shkollat tona, po ofrojnë diçka shumë të mirë, shumë cilësore,” tha Sorensen.
Nxënësit e kësaj shkolle i kryejnë praktikat profesionale në biznese të ndryshme që zhvillojnë aktivitetin e tyre ne rajonin e Durrësit dhe në përfundim të studimeve kanë një nivel shumë të lartë punësueshmërie. Po ashtu rikonstruksionit do t’i nënshtrohet edhe konvikti i shkollës
“Një vlerësim që i kemi bërë shkollave tre vite më parë, ka rezultuar si shkolla me performancën më të lartë në republikën e Shqipërisë sidomos për pjesën e praktikave profesionale që ka qënë modeli që ne kemi dashur dhe duam të aplikojmë në të gjitha shkollat. Shkolla ka dhe një bashkëpunim me Universitetin e Durrësit për programet pas të mesme që kanë të kombinuar dhe nxënësit e universitetit vijnë dhe e bëjnë praktikën këtu. Është një nga 5 konviktet që ne do ta rikonstruktojmë shumë shpejt. Sëbashku me kryetarin e bashkisë kemi bërë projektin. Kjo do të rrisë dhe kërkesën nga qytete e tjera,” - u shpreh zëvendësministrja e Financave Sorensen.
Komente

