Kryeministri Edi Rama ka premtuar se në shkurt të vitit 2021, që përkon me një vit nga karantina, do të çojë nivelin e papunësisë nën 11%. Rama tha se Shqipëria renditet mes vendeve që ka humbur më pak punonjës gjatë karantinës.
"Një ditë para tërmetit projeksionet e 2020 për ekonominë ishin shumë optimiste duke iu referuar shifrave zyrtare dhe të konfirmuara nga institucionet financiare me shkrim në raportet dhe konluzionet përkatëse, papunësia e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajonin tonë me 11% pritej të shkonte edhe më poshtë, borxhi në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmin pritej të kishte një impakt të shtuar, por gjithçka ndryshoi pas tërmetit dhe COVID. Paketat e qeverisë kanë ndihmuar që sot të mund të themi pa frikë tani më, parë edhe rezultatet pasuese nga pikëpamja hapëse, nëse do kishim kaluar në më shumë se 10% të GDP-së, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%. Nuk është pak si parandalim. Gjatë 3 javëve te fundit kemi marrë masa të tjera, programi i rindërtimit 13 mijë persona të papunësuar. Hyjmë te vendet që kemi humbur më pak punonjës. 45 mijë punonjës është në Kosovë dhe Rumani 1 mln, Serbia 200 mijë, Kroacia rreth 200 mijë, megjithatë këto nuk janë për të thënë se jemi përballë ndonjë çudie, por për të thënë që duam t'i ripunësojmë sa më shpejt. Në harkun e 1 viti ta tejkalojmë nivelin e shkurtit. Flasim në raport të përgjithshëm, është 11% e popullsisë, jo i njerëzve që janë sot në Shqipëri. Patjetër që ne kemi një sfidë të madhe për të fituar që është raporti mes vendit të punës dhe pagës", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Plani i PD Anti-COVID/ Rama: Basha shalqi me provë që nuk hahet! Kazinotë nuk janë hapur! Janë rindërtuar deri tani 30 banesa të dëmtuara nga tërmeti (VIDEO)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2425
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Ylli Pata: Pse u shpik 'aksidenti' ndaj Lulzim Bashës?
27 Janar, 21:36
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17