Godina, e rikonstrukuar sipas mjekëve, 2 vjet më parë, është në gjendje të keqe dhe me lagështirë; pajisjet mjekësore, si p.sh. dy respiratorë ishin të prishur dhe më e keqja, nuk kishte mjekë vendas për të përballuar shërbimin e urgencës.
Kirurgët ngritën shqetësimin se për një operacion të thjeshtë apandesiti, pacientët duhet të udhëtonin deri në Durrës.
Kryetari i PS-së e konsideroi këtë situatë ku "fondet kanë ikur në drejtim të paditur" dhe si një “çorganizim të çorganizuar” duke e vënë përballë programit të PS-së për shëndetësinë.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)