Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar, mos përdorni VPN se hackerat do bëjnë namin! Nga 1 Janari 2026, paga minimale 500 euro (VIDEO)

Nga janari 2026 paga minimale do të shkojë në 500 euro nga 400 që është aktualisht. Kjo është vetëm një pjesë nga programi i Partisë Socialiste që kryeministri Rama e zbuloi në komunikimin “Sy m’sy” me qytetarët në vigjilje të zgjedhjeve të 11 majit.

"Pagën minimale e kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, tha Rama.

Procedura për mbylljen e Tiktok ka mbaruar dhe aksesi në platformën sociale nuk është më i mundur, ndërsa Kreu i qeverisë e kishte një thirrje kryesisht ndaj të rinjve për të mos përdorur VPN pasi rrezikojnë hakerimin e të dhënave. Qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filtra për mbrojtjen e të rinjve.

“TikTok në smartphone është mbyllur, e kam informacion dhe si këshillë për të gjithë ata që do dëgjojnë VPN falas, mos i hyni asaj rruge, se janë hapja e shtegut për të humbur të dhënat që keni në telefon se hakerat janë aty gati t’ua gllabërojnë të dhënat. Kujdes me telefonat prindër, nëse fëmijët u fusin VPN u morën në qafë. Falas falas, po është një dardhë që e ka bishtin mbrapa", theksoi Rama. 

Rama iu bëri thirrje edhe prindërve që të tregojnë kujdes në mënyrë që fëmijët të mos përdorin VPN. 

“TikTok në smartphone është mbyllur, e kam informacion dhe si këshillë për të gjithë ata që do dëgjojnë VPN falas, mos i hyni asaj rruge, se janë hapja e shtegut për të humbur të dhënat që keni në telefon se hakerat janë aty gati t’ua gllabërojnë të dhënat. Kujdes me telefonat prindër, nëse fëmijët u fusin VPN u morën në qafë. Falas falas, po është një dardhë që e ka bishtin mbrapa.”, shtoi ai. 

Ndjekësve në rrjetet sociale që i kërkojnë të vijojë telenovelën me Lulzim Bashën, i përgjigjet kështu.

"Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër, por vetëm se nuk jemi larg syve dhe larg zemrës. Jemi larg syve dhe sytë në zemër", theksoi Rama. 

Rama e cilësoi reformën në drejtësi si bëmën më të madhe dhe historike të PS. Më 11 Maj, shtoi kryeministri, është e rëndësishme që të votohet për PS për të mos u kthyer pas në atë që ai e quajti si ‘drejtësia e pazarxhinjve’ dhe ku vetëm drejtësi nuk kishte dhe nuk bënte askush. 

“Drejtësia e re ka lajthitjet e veta por është krejt normale, rëndësi ka që drejtimi është i duhur, që kthesa po ndodh dhe vullneti është i plotë.”, u shpreh Rama. 

Partia Socialiste thotë Rama, ndërsa i përgjigjet skeptikëve, është e vetmja që jo vetëm mund të integrojë vendin në BE, por edhe të garantojë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:23
‘Nuk keni asnjë program’, Rama replikon me komentuesin: Ti mendon se në BE futesh pa pasur një të tillë për çdo fushë?

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj edhe një komentuesi që shkruante se nuk ka asnjë program elektoral.  Rama deklaroi se pjesë e programit është edhe anëtarësimi në BE.

“Nuk kemi asnjë program? Po mirë, futja në BE nuk të duket program. Ti mendon se në BE futesh pa pasur program për çdo fushë? Të merret BE dhe thua që zgjidhni mes meje dhe bufit të kënetës? Përkundrazi. Megjithatë, edhe më e bukura është se ju që thoni s’ka program, kur ne flasim për program nuk e dëgjoni hiç”, tha kryeministri. 

Një tjetri që e pyeti se si do të rikëmbëhet ekonomia, kryeministri iu përgjigj:

“Po të ishte kështu, rrogat nuk do shkonin lart e më lart, vlerësimet e institucioneve nuk do të shkon lart e më lart. Por, ti i përket një kampi tjetër, ku merret aroma dhe mendja pa mendje e kënetës”.
 

Ora 09:18
Rama ‘debat’ me demokratin: Kur e kishte partia jote Shkodrën ishte katastrofë, ndryshimin e solli PS me Benet Becin

 

Në rubrikën “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë Edi Rama foli edhe për zhvillimin e Shkodrës nën drejtimin e socialistëve. Rama i tha një demokrati se kur drejtimin e Shkodrës e kishte partia e tij, e kishte lënë qytetin një katastrofë, duke theksuar se ndryshimin e solli PS me Benet Becin.

"Natyrën e kishte Shkodra para se të ndërronte drejtim bashkia, apo nuk e kishte. Liqenin e kishte Shkodra apo nuk e kishte? Po Bunën e kishte apo nuk e kishte, po kalanë e kishte apo nuk e kishte? Çfarë nuk kishte Shkodra nga natyra që i ka sot. të gjitha. Po pse numri i turistëve u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme qysh kur Benet Beci mori drejtimin e Shkodrës, apo meqë e fituam ne Shkodrën edhe natyra filloi të buzëqeshë. Po ca është ky muhabet. Për të gjitha ndryshimet, i ka sjellë koha, i ka sjellë natyra. Pse nuk e pranoni që kur Shkodrën e kishte partia jote, se ke në profil edhe vulën, Shkodra ishte katastrofë, vajta të shih kantierin e shkollës në mes të qytetit, ishte e pabesueshme që ajo shkollë ekzistonte akoma në Shqipëri në mes të një qyteti. Ishte e mbaruar, si ka në ndenjur aty fëmijët, si. Edhe më tregon mua e bëri natyra, e solli koha. Jo nuk e solli koha ndryshimin në Shkodër, e solli Benet Beci me PS. Lërë atë parti se ajo parti të bën edhe qesharak. Shihe se ca të detyron të flasësh", tha Rama. 

Ora 09:05
‘Pse nuk bëni trena’, Rama i kthehet komentuesit: Ne nuk kishim rrugë për të shkuar në aeroport, ç’më diskutoni hekurudha

 

Kreu i qeverisë iu përgjigj një komentuesi që i kërkoi linja hekurudhore, ndërsa theksoi se Tiranë-Durrës është drejt përfundimit. Rama tha se kur kanë marrë qeverisjen e gjetën buxhetin gropë, ndërsa u kujtoi ndjekësve edhe transformimet që janë bërë, duke u thënë se nuk kishte rrugë për të shkuar deri në aeroport.

“Ne nuk bëjmë trena, bëjmë hekurudha. Tiranë-Durrës është drejt përfundimit, janë një sërë projektesh të tjera që janë pjesë e mandatit të katërt. A ju kujtohet si ka qenë rruga nga aeroporti në Tiranë, a e mbani mend si ka qenë, nuk kishim rrugë për të shkuar në aeroport, më diskutoni tani hekurudha, e kishim buxhetin gropë, kompanitë rrinin me një këmbë si gjysmagjeli, se nuk i kishte paguar më qeveria për kontrata. Ca po më thua nuk bën ti tre, hekurudhat i kemi nisur do ti bëjmë se kemi marrë financime nga Europa, bankat europiane”, tha Rama.

Ora 08:57
‘A u mërzite për shokun tënd Dodik’, Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova: Historia e miqve të mi çetnik, një budallallëk me brirë! Një pjesë e juaja nuk mbush fare (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy m' sy' iu përgjigj edhe një komentuesi që e pyeti në lidhje me Milorad Dodik. Rama ia ktheu duke thënë se ndjen keqardhje për komente të tilla dhe se si 'Arsimi' (kometuesi) është një pjesë në Kosovë që “nuk mbush fare”. Sa i takon pyetjes, Rama tha se “historia e miqve të mi çetnikë është një budallallëk me brirë”.

"A jeni mërzitur që të të iku miku yt i dashur Dodik, po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi", pyeti komentuesi.

"Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica. Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti Arsim, që duhet Arsim, por flet si pa arsim, duhet ta dish që e gjithë kjo historia e miqve të mi çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë", tha Rama.

Dodik është në kërkim pasi Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e dënoi presidentin e Republikës Sërpska me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Dodik është i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha.

Ora 08:51
Foto me Lulin? Rama-komentuesit: Fizikisht nuk puqemi, por jemi të lidhur me zemër

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’, iu përgjigj një komentuesi që e pyeti nëse do të bëjë foto me Lulzim Bashën, duke iu referuar videove me këngë dhe ironi ndaj njëri-tjetrit. 
 

Qytetari: Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shok në diasporë? 

Rama: Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër, por vetëm se nuk jemi larg syve dhe larg zemrës. Jemi larg syve dhe sytë në zemër. 
 

Ora 08:50
Rama zbulon pjesë nga programi i PS: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro

 

Nga 1 janari 2026, kryeministri Edi Rama njoftoi se paga minimale në vend do të bëhet nga 400 euro në 500 euro.

“Ca të të them ty, të them që kur ne morëm detyrën pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë, po të them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja. Po pagën minimale. E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, tha Rama.

Ora 08:47
‘Do merrni Noc Rrokun’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh, po bën tifozin

1743061315_edirama.png

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale iu përgjigj një komentuesi që i tha se më 11 maj do të marrin Noc Rrokun. Por, kreu i qeveris ëi bëri thirrje që të investojë për të marrë pasaportën europiane, ndërsa theksoi se ka frikë se më 11 maj do të zhgënjehet nga rezultati i zgjedhjeve.

"Kam frikë se do zhgënjehesh se po bën tifozin, ndërkohë që duhet të bësh njeriun e interesuar për të marrësh atë që të takon nga 11 maji. Është të investosh për pasaportën europaine dhe ta marrësh atë pasaportë. Tifozllëkun ke kohë ta bësh, po atë pasaportën merre, mos e lë. Dhe atë pasaportë ta jep vetëm ky që po të flet bashkë me partinë te numri 5", tha Rama. 

Ora 08:38
‘Fatos Nano, i burgosuri i fundit politik’, Rama: Barazia para ligjit, bëma më historike e PS! Më 11 Maj s’duhet të kthehemi pas në drejtësinë e pazarxhinjve

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin live me ndjekësit në rrjete sociale, tha se drejtësia e re është bëma më e madhe dhe historike e PS.

Kreu i qeverisë përmendi faktin se drejtësia e mëparshme goditi liderin e atëhershëm të opozitës Fatos Nano ndërsa shtoi se me 11 Maj, duhet të votohet për PS, në mënyrë që vendi të mos kthehet pas në ‘drejtësinë e pazarxhinjve’. 

“Ne bëmë reformën në drejtësi. Shpata e ndëshkimit që në një vend normal, me barazi para ligjit është në dorën e zonjës drejtësi ishte në këtë zyrë. E kishin trashëguar të gjithë të parët e kësaj pune, në mbretëri, diktaturë e demokraturë. Dhe ajo shpatë edhe në kohën e lirisë, pas komunizmit, goditi me urdhër nga këtu nga maja e Piramidës kryetarin e opozitës Fatos Nanon, i cili është edhe i burgosur i fundit politik në historinë e Shqipërisë. Kështu që lufta për drejtësi dhe shtet të së drejtës nuk është e thjeshtë, por e vështirë. Por ama kthesa është e dukshme, e prekshme dhe është e vlerësuar lart edhe nga BE, edhe nga familja e madhe të cilës ne duam t’i bashkohemi dhe nuk bashkohemi dot nëse nuk tregojmë se kemi barazi para ligjit. Kjo është bëma më e madhe dhe më historike e PS, e forcës që qeveris vendin pikërisht prej 2013 dhe që udhëhiqet nga unë me vendosshmërinë më të madhe që drejtësia të bëjë drejtësi dhe që ky proces ka filluar të mos kthehet mbrapa Prandaj këmbëngul të votosh për mua dhe PS. Duhet të votosh me patjetër për arsyen të vetme që barazia para ligjit të mos vihet më në diskutim dhe që çfarë është nisur të mos përmbyset dhe të mos kthehet aty ku ishim në llumin e një drejtësie pazarxhinjsh dhe vetëm drejtësi nuk ishte dhe nuk bënte.”, tha Rama.

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 27/03/2025 23:49

    Kur cdo gje importohet dhe kushton me shtrenjte se cilido shtet perreth edhe po te ishte rroga 1500 euro nuk te ben derman or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Analiza_analizes: 27/03/2025 11:25

    Pse ky flet gjithmonë për pagat në Euro? Sepse është mënyra më e lehtë për të mashtruar popullin sidomos pensionistet! Në 2013, paga minimale ishte 22,000 Lekë, që në atë kohë vlente 150 Euro, sepse kursi i këmbimit ishte 140 Lekë për Euro. Sot, ata thonë se po e rrisin pagën në 500 Euro. Po çfarë nuk ju thonë? Që sot Euro është zhvlerësuar në 98 Lekë! Pra, rritja e madhe që ju tregojnë nuk është reale. Gjysma e kësaj “rritjeje” vjen vetëm sepse Euro ka humbur vlerën, jo sepse fuqia blerëse juaj është trefishuar. Në fakt, paga minimale sot është rritur vetëm 1.11 herë, jo mbi 3 herë siç e reklamojnë. Le të flasim me gjuhën e përditshme: Sa bukë blije në 2013 dhe sa sot? ✔ Në 2013 me pagën minimale blije 367 bukë ✔ Sot, me "500 Eurot" e qeverisë, blen vetëm 408 bukë Pas 12 vitesh, mirëqenia është rritur me vetëm 41 bukë! Kjo është arsyeja pse qeveria flet në Euro – sepse po t’ju thoshte të vërtetën në Lekë, do e kuptonit sa pak ka ndryshuar jeta juaj në realitet. Mjaft më me mashtrime dhe numra për fasadë!

    Përgjigju
    • Loni: 27/03/2025 17:20

      Ore PO KU JAN KETO 500 EUROT RROGE!? NE MENDJE APO NE LETRA!? REALITETI ESHTE TJETER. PLEQTE E MIJ MARRIN PENSION NJERI 18.000 LEKE +35.000 LEKE. 10.000 LEKE KAN ILACE VETEM NJERI TJETRI KA 8.000.DMTH NJE PENSION IKEN ILACE. 12.000 DRITA UJ INTERNET. SA NGELEN 23.000 LEKE HAJDE MA NXIRR FUNDIN E MUAJIT ME 23.000 LEKE. QE NUK PIJNE AS DUHAN AS ALKOL AS KAFE KETO TE MIT. JU QF ROPT O MBETURINA POLITIKE QE DILNI E BENI SHOW AKOMA EDHE DONI VOTA. U DJEGSHI E U BEFSHI HI QE JA KENI PIR GJAKUN E PO JA PINI GJAKUN KETIJ POPULLI. HAJDE KERKONI VITA TEK UN NGA I PARI TE I FUNDIT PO JA U TREGOJ UN JUVE MBETURINA ELEKTORALE NGA I PARI TE I FUNDIT. NUK MERITONI SS TJU KOMENTOSH.

  • Adi: 27/03/2025 11:19

    Deshtoi si zonjat, VPN eshte instrument qe perdoret ne vendet totalitare per te zhbllokuar Perdorni ato qe jane zyrtare ne apstore dhe playstore nuk do ju gjej asgje.

    Përgjigju
    • Askushi: 28/03/2025 09:27

      Perdor VPN me pagesë jo ato falas. Ca jane falas e kane gishtin mbrapa.

  • Analiza: 27/03/2025 10:05

    Nese eshte e vertete qe Rama ka bere dekret paga min 500$ tregon qe rama po shkon nga 60-63 deputet ne nje rritje deri 69-72 , pasi kjo tregon nje plan zhvillimi real nga 1 Jan 2026 paga minimale rrit standardin! Duhet edhe paga minimale per profesion , nje futbollist ta kete pagen minimale 3000$ per superioren , nje profesor paga minimale 2400$ , nje infermiere me master paga minimale neto 1700$-1900$ e keshtu me rradh kjo jep nje Shqipëri tjeter

    Përgjigju
    • Bravo: 27/03/2025 11:44

      Si uji 24 ore, shendetesia falas dhe ne BE brenda mandatit te 4. Akoma i beson këto perralla? Rama qëndron ne pushtet vetem po beri aleance me parti te tjera, vetëm nuk i kalon 65 mandate. Ka shumë alternativa tani dhe 100.000 vota me pak me lalin ne burg qe e harruan te gjithë si pa dashje.

    • Lushka: 27/03/2025 11:44

      Ore paga minimale e ben edhe 600 euro me letra por ne realitet sa merr... paga minimale eshte po 200 euro ketu se skan fare si ta konteollojne edhe jan genjehstra elektorale. Informalitetin ne kohen e saliut shefi yn rama e beri me letra. Ama me letra shqiperia kishte rritje ekonomike se te fuste ne burg zoteria po mos kishe taksat. Deshen sdeshen njerezit me para borxh u detyruan i paguan ato qe saliu i la rrumpalle. Por ekonomia nuk u rrit u shkaterrua akoma me shum. Pse iken njerezit ne lagnen time ska fare me njerez. Kan ardhur vetem nga fshatrat edhe jan pozicionuar. Ngaqe njerezit kerkojne me mir ikin nuk ikin se ketu u rrit ekonomia apo mireqenia. Nejse mrekullit ndodhin 1 her ne 4 vjet ne shqiperi. Uj edhe drita mos kerkoni pa tw tjerat do i keni. Per ta transformuar vendin deri diku e ka transformuar.por qe i largoj njerezit i largoj jo per mir po per keq e coj ne humnere ekonomine. Un si familje nuk votoj. As per kete e as per asnje. Urime kush do i mari frenat e ketij populli qe ka ngelur ketu.

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Turistët izraelitë: Mezi presim muzeun hebre në Vlorë! Mirënjohës shqiptarëve për strehimin gjatë luftës

Turistët izraelitë: Mezi presim muzeun hebre në Vlorë! Mirënjohës shqiptarëve për strehimin gjatë luftës