Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy m' sy' iu përgjigj edhe një komentuesi që e pyeti në lidhje me Milorad Dodik. Rama ia ktheu duke thënë se ndjen keqardhje për komente të tilla dhe se si 'Arsimi' (kometuesi) është një pjesë në Kosovë që “nuk mbush fare”. Sa i takon pyetjes, Rama tha se “historia e miqve të mi çetnikë është një budallallëk me brirë”.
"A jeni mërzitur që të të iku miku yt i dashur Dodik, po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi", pyeti komentuesi.
"Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica. Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti Arsim, që duhet Arsim, por flet si pa arsim, duhet ta dish që e gjithë kjo historia e miqve të mi çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë", tha Rama.
![]()
Dodik është në kërkim pasi Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e dënoi presidentin e Republikës Sërpska me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Dodik është i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha.
Lajmi kryesor:
Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar, mos përdorni VPN se hackerat do bëjnë namin! Nga 1 Janari 2026, paga minimale 500 euro (VIDEO)
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com

