Rama në Tropojë, Izet Haxhia: I
pari Kryeministër pa Forca Speciale

Rama në Tropojë, Izet Haxhia: I<br />pari Kryeministër pa Forca Speciale
Izet Haxhia, ashtu si ish-kryeministri Sali Berisha, është me origjinë nga Tropoja dhe ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në vendlindjen e tij.

Në një status në Facebook, Haxhia shkruan se vizita e Ramës në Tropojë është e para e një Kryeministri i pa shoqëruar nga Forcat Speciale.

Ai fshikullon kështu indirekt ish-shefin e tij, Berishën, i cili nga viti 1997 udhëtoi vetëm njëherë në drejtim të Tropojës dhe atëherë i shoqëruar nga forca të shumta të policisë dhe i veshur me antiplumb, sipas Haxhisë. 


Postimi i Ramës në Facebook:
"Mësova nga mediat se kryeminstri Rama kishte shkuar për vizitë në Tropojë. Në Tropojën e harruar nga të gjitha qeveritë e këtyre 25 viteve. Në Tropojën e përgjakur, nga intrigat, hjekësite dhe urrejtja patologjike e ”birit” të saj, për vendlindjen e tij.

U gëzova se ishte vizita e parë normale e një kryeministri në këto 25 vite. Pa demonstrim force, pa antimitingje, pa forca speciale e snajpera qeveritarë, pa antiplumb e autoblinda. Shqipëria, çdo qytet dhe fshat i saj është e shqiptarëve dhe atyre që e duan Shqipërinë, pa futur përçarjen dhe ndarjen krahinore, pa nxitur urrejtjen dhe ndarjet partiake. Nuk është e atyre që shkojne me ushtri e forca speciale të veshur me antiplumb, dhe të ruajtur me snajper, në vendlindjen e tyre. Koha e tyre ka mbaruar. Dhe mos më akuzoni se e përkrah Ramën. Unë përkrah kthimin në normalitet të vendit tim"
.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social