Rama: Në tunelin e Llogarasë, 2 kilometra të hapur për 5 muaj! Do e përfundojmë para afatit

Rama: Në tunelin e Llogarasë, 2 kilometra të hapur për 5 muaj! Do e përfundojmë para afatit

Tuneli i Llogarasë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar foto nga kantieri i ndërtimit nga tuneli i Llogarasë. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama bën me dije se për 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra, një ecuri e cila sipas tij është për t’u vlerësuar.

Rama thekson se tuneli do të përfundojë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut.

“Tuneli i Llogarasë, në të cilin për 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra. Një ecuri për t'u vlerësuar, të cilën synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut”, shkruan ai.

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar, ku kreu i qeverisë së bashku me ministren e Infrastrukurës Belinda Balluku njoftuan se ky tunelit parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe në të ardhura dhe rritje të turizmit. Tuneli është parashikuar të jetë gjashtë kilometra i gjatë dhe kosto rreth 140 milionë euro.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moli: 31/05/2022 05:33

    Mos ja prishni prrallen. Fundja ai as qe do me dit. Kishim mall me Berishen sa ne Kalimash sa ne Dumre. Na cau menderen. Po paska me keq....

    Përgjigju
  • klz: 30/05/2022 22:20

    Paskan dale idiotet te komentojne qe tuneli qenka i panevojshem pasi nuk kemi nje spital te vogel dhe cmimet e hoteleve ne jug jane te larta.Gjithashtu tuneli eshte i panevojshem pasi politikanet mund ta perdorin per te shkuar tek vilat e tyre ne jug. Kope idiotesh qe interneti u ka bere te mundur ti tregojne gjithe bores se sa idiote jane.

    Përgjigju
  • tironci: 30/05/2022 19:25

    Shyqyr qe na e bone te shkojm shpejt te dhomat 250€ nota se nuk rrime dot,, ishte sh e domosdoshme ky tunel , me mire ky sesa nai spital i vogel

    Përgjigju
  • Korca: 30/05/2022 18:12

    Po patjeter se ju duhet sa me pare per vilat tuaja Pse nuk i mbaroni kaq shpejt dhe te tjerat !!! Hajdute qe shihni vetem interesin tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët