Rama në Twitter: PS do fitojë si
koalicion,Topi do reformojë PD

Rama në Twitter: PS do fitojë si <br />koalicion,Topi do reformojë PD
TIRANE- Kryetari i PS-së Edi Rama nisi bashkëbisedimin në rrjetin social Twitter duke i uruar mirëseardhjen gazetarit Alfred Peza, i cili nga sot iu bashkua politikës përmes socialsitëve. “Sot Alfred Peza u bë pjesë e skuadrës sonë kombëtare për një Rilindje Shqiptare:-) I uroj me zemer cdo sukses ne rrugen tone te fitores!” Dite e nisur bukur kjo:-) Vazhdojme me pyetjet tuaja jam ketu...”- shkruan Rama.

Bashkëbisedimi i cili zgjati më shumë se 1 orë u përqëndrua kryesisht në koalicionet që PS do të formojë për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të qershorit si dhe për rolin që do luajë PS në ruajtjen e votës. Rama tha se në zgjedhjet e 23 qershorit PS do të fitojë si koalicion dhe "rezultati do të jetë një fitore e qartë dhe ai i PD një humbje e thellë!"

Madje dhe ndarja e mandateve sipas Ramës është “prova më e fortë e dëshpërimit të Saliut dhe e vetedijes se tij se nuk i shpëton dot humbjes:-)E ka kot!”

Për Vangjel Dulen u shpreh se nëse kërkon rotacionin jashtë koalicionit me PS është zgjedhje e tij, ndërsa për Topin është i djathtë dhe qëllimi i tij real është reformimi i PD-së. I pyetur nëse shpreson akoma tek Ilir Meta kreu i PS-së tha se: "S'bëhet fjalë per dicka mes dy njerezve,po per nje investim strategjik qe synon rikompaktesimin e gjithe forcave me vota majtas."

Rama premtoi qeverisje me drejtësi. "Me forcën e shembullit jo me shembullin e forcës",  unifikimin e kontrollit policor te shtetit ne nje dore, atë të Policisë së Shtetit, ngritjen e Byrosë Kombetare te Hetimit, ndryshimin rrënjësor të cilësisë së shërbimit policor për individin e pronën, krijimin e një Agjencie Kombëtare të Bregdetit,  taksim të ndershëm.

PS DO FITOJE SI KOAOLICION, TOPI DO TE DUKET I RI NE FUSHE
Rama shprehet se në zgjedhjet e 23 qershorit PS do të fitojë si koalicion, por nuk sqaroi nëse fronti opozitar do të zgjerohet me AK-ne dhe FRD-ne apo me LSI-në,

 “Forcat që kërkojnë rotacionin janë më shumë se koalicioni ynë e kjo është gje e mirë. Ne do fitojmë si koalicion!"- iu përgjigj Rama pyetjes a do të zgjerohet fronti opozitar me këto parti.
I pyetur pse nuk fton Bamir Topin ne koalicion?  Rama u përgjigj: "Bamir Topi eshte jo vetem i djathte po ka dhe synimin te duket i ri ne fushe:-)Plus qe qellimi i tij real eshte reformimi i PD." 

Ndërsa për Vangjel Dulen e PBDNJ-së i cili ka deklaruar se do të hyjë në koalicion me qendën e djathtë Rama tha: "Vangjel Dulja kerkon rotacionin njesoj si ne, por nese do ta synoje jashte nesh kjo eshte zgjedhja e tij qe do ta respektojme."

I pyetur a mund të ndodhe që Bamir Topi të bëjë qeverinë me Berishen si Meta ne 2009?
Rama u përgjigj “Kjo është gjithnje e panjohura e forcave te mesit! Ja pse ka vetëm një vote te blinduar për rotacionin: Vota per PS!”

Mund te shpresoni tek Ilir Meta akoma?

Rama: S'bëhet fjalë per dicka mes dy njerezve,po per nje investim strategjik qe synon rikompaktesimin e gjithe forcave me vota majtas. E s'behet fjale thjesht per fitoren e 23 qershorit po per nje riorganizim strategjik pertej momentit e individeve."

RAMA: LISTAT E DEPUTETEVE NE MEDIA FRYTE FANTAZIE
Për listat e deputetëve të publikuara në media Rama thotë se janë “Fryte të një fantazie argëtuese por larg realitetit ne 90% te ndryshimeve që aludojnë për skuadrën tonë kombëtare të Rilindjes”

BASHKIMI KOMBETAR NUK BEHET ME PETICIONE
I pyetur nëse do të mbështesë bashkimin e kombit nëse mblidhen 50.000 firma peticion për parlamentin, (nisma e AK-së)  Rama u përgjigj: “Bashkimi Kombetar s'behet me peticione, po me vizion, projekt, vullnet demokratizues dhe europianizues ne dy anet e kufirit!”.

AGJENCI KOMBETARE TE BREGDETIT
Pyetja e parë ishte nëse do të kthehen tokat në Bregdet pronareve, perfshire edhe Karaburunin?
Rama u përgjigj se do ngremë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për planifikimin strategjik,mbrojtjen e zhvillimin duke garantuar pronën. Ndërkohë që nënvizoi se  Arsimi dhe shëndetësia janë shërbime publike bazë që do të ofrohen sipas nevojës. Për ata që janë të papunë Rama premtoi “ofrimin e mundësive të mësoni zanate të nevojshme për ju që jeni papunë”

EVAZIONI FISKAL NE TREGUN E KARBURANTEVE 150 MLN DOLLARE

I pyetur a do marin shqiptaret cilesin e atyre qe konsumojm ..behet fjal per karburantin.Rama u përgjigj: Vlerësimet tona na tregojnë se vetëm në tregun e karburanteve ka 150 mln usd evazion."

DO CLIROJME DREJTESINE NGA KTHETRAT E PUSHTETIT

“Shqipëria Europiane nuk bëhet duke miratuar ligjet por duke ndërtuar shtetin”- u tha Rama bashkëbiseduesve në Twitter duke premtuar se me të ardhur në pushtet “do të çlirojmë drejtësinë nga kthetrat e pushtetit dhe 10 fishimin e financimit publik për formimin profesional.”

“Pasiguria fizike, zhvatjet, atentatet me eksploziv trembin investitorët” tha Rama duke shtuar se për mbrojtjen e votës, luftën e korrupsionit dhe kthimin e sigurisë së munguar PS ka plane të qarta dhe të detajuara.

PLANE TE QARTA PER RUAJTJEN E VOTES, LUFTEN E KORRUPSIONIT

Cdo beni per mbrojtjen e votes? Cdo beni per te luftuar korrupsionin? Po per te kthyer sigurine e munguar cdo beni?  Per te tria kemi plane te qarta dhe te detajuara.Do fitojme me vote dhe do qeverisim ne respekt te çdo vote qe do marrim.

UNIVERSITETET MBI BAZEN E AKREDITIMIT

Për arsimin e lartë projekti i PS-së është ngritja e Universiteteve mbi bazën e konkurencës dhe akreditimit. “Universiteti publik dhe privat do ringrihet mbi konkurencen e meriten. Sistemi sot ka falimentuar me pasoja te renda. Akreditim!”

RAMA: NEVERI PER CDO KRIJESE FASHISTE
Deputeti i Agimi i Arte ju quajti psikopat, a keni ndonjë përgjigje për idiotin që ju ofendoi publikisht?
"Neveri për çdo krijese fashiste siç është edhe ajo forcë e skutave më të errëta të psikologjisë sociale që quhet Agimi i Artë!"

Për uljen e çmimit të ushqimeve kryesocialisti premtoi "zhbërjen e monopoleve që mbajnë cmimet e larta dhe uljen e barrës fiskale me tatim."
Për rritjen e moshës së pensionit Rama thotë se nuk është e drejtë, megjithatë shton se në Shqipëri kjo cështje meriton një debat të thellë dhe serioz.

Bashkëbisedimi i cili zgjati më shumë se 1 orë në Twitter dhe u zhvillua menjëher pasi në selinë PS Rama prezantoi gazetarin Alfred Peza si pjesë e kësaj force politike.
(sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë