TIRANE- Në qershor edhe Shqipëria do të kalojë Majtas. Kështu paralajmëron kreu i PS në Twitter. Ky mesazh vjen si reagim pas fitores së Milos Zeman si president i Cekisë. Zeman ka qënë ish-kryeministër dhe është përfaqësues i Partisë Socialdemokrate.
“Edhe ne Ceki fiton e majta ne zgjedhjet presidenciale. Era vijon të fryjë majtas. Së shpejti Italia dhe pastaj në qershor Shqipëria”- është mesazhi i liderit socialist në Twitter. Ndërkaq Shqiptarja. Com shkruan sot se gjatë asamblesë së PS që u mblodh dje është diskutuar dhe në lidhje me një sondazh të realizuar nga kjo forcë politike.
Sipas Ramës sondazhet e PS tregojnë se 60 % e elektoratit është për rotacion politik në zgjedhjet e 23 qershorit. “Sipas këtyre të dhënave në zgjedhjet e 23 qërshorit PD nuk do ti kalojë 60 deputetë, ashtu si këto të dhën tregojnë se PS dhe koalicioni opozitar udhëheqin bindshëm në Tiranë, Durrës, fier dhe Vlorë, Elbasan e Korcë” – është shprehur Rama.
Ish kryeministri majtist Milosh Zeman ka fituar zgjedhjet e para presidenciale të Republikës së Çekisë. Zeman fitoi 55% të votave në raundin e dytë, ndërsa kundërshtari i tij, Karl Schwarznberg morri 45%.
Redaksia online
(sg/shqiptarja/com)
/Shqiptarja.com