Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të mërkurë, fabrikën e prodhimit të profileve metalike” Papmetal” Xhafzotaj e cila me ndihmën e lehtësive fiskale të qeverisë, në dy vite ka mundur të dyfishojë prodhimin.
Pronari i saj thotë se vështirë ta arrinte objektivin, nëse nuk do t’u krijoheshin hapësira të reja nga lehtësitë fiskale të qeverisë dhe veçon rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së dhe heqjen e TVSH-së për makineritë e pajisjet për prodhim. Ai shpjegon se nga 1 milionë euro investime në infrastrukturën prodhuese, 200 mijë euro kursime, i rifutën sërish në prodhim.
Nga ana tjetër kryeministri Rama u shpreh se një ndihmë të madhe për biznesin e vogël dhe zanatçinjtë që janë pjesë e biznesit, ka sjellë taksa zero.

“Besoj se ka ndikuar dhe do ndikojë shumë gjatë këtij viti fakti që biznesit të vogël dhe sidomos këtyre zanatçinjve që janë pjesë e biznesit të vogël, taksa iu bë zero dhe tani ata nuk kanë më problemin si të deklarojnë të ardhura se mos kushedi ngjiten mbi masën limit dhe pastaj hyjnë në biznes të madh por kanë problemin tani si të jenë rregull me faturat sepse heqja e taksës është e qartë që nga ana tjetër rritet ndëshkimi në rast se ti vazhdon dhe bën evazion dhe s’je në rregull me faturat kështu që kjo do ju lehtësojë të gjithëve,” tha Rama.
Pronari i fabrikës po ashtu tha se pajisja e fermerëve me NIPT, ka sjellë edhe rritjen e kërkesave për materialet e serave.

“Nuk kishim NIPT, edhe nuk i furnizonin, tani kanë sjellë NIPT-et, këta që bëjnë investimet, këta të fermerëve dhe vijnë marrin dhe tani e kuptojnë dhe vetë rëndësinë e NIPT-it që ka fermeri. Edhe ne e kuptojmë këtu tani se e shikojmë që na vijnë direkt, se vinin nëpërmjet të tjerëve që i merrnin tani kanë NIPT-in e vet,”
Sipas Ramës, NIPT-i është formalizim dhe jo taksa siç përflitej, çka sjellë më pas rimbursimin e TVSH-së në masën 20%.

“Sepse i gënjenin që po morën NIPT-in do paguani taksat, ndërkohë që NIPT-i është formalizim dhe ti je përfitues i TVSH në qoftë se ke NIPT dhe merr 20% mbrapsht në qoftë se ke NIPT, jo që pagua taksa por 20% më pak,” u shpreh kryeministri.
“Papmetal” është edhe fituese e çmimit “Blerta e Artë” për suksesin e saj në sipërmarrje.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO