Rama në zyrën e Metës, takim
një ditë para Kuvendit

Rama në zyrën e Metës, takim<br />një ditë para Kuvendit
TIRANE - Dy aleatët në qeverisje, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta vijojnë takimet çdo të mërkurë, përpara seancës së Kuvendit. 
Edhe paraditen e sotme, Kreu i qeverisë ka hyrë rreth orës 10:00 në kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar me aleatin e tij kryesor.

Takimi Rama-Meta vjen një ditë para seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet pr/ligji për Institucionet e reja të Drejtësisë. 

Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, pjesë e paketës prej 7 ligjesh për zbatimin e reformës kushtetuese, është përfshirë sërish për votim në punimet e seancës së ditës së enjte.

Bashkë me të në rend dite janë dhe ndryshimet në Kodin Civil dhe ne Kodin e Procedurës Civile, të mbartura për votim nga seanca parardhëse. Për miratimin e tre p/ligjeve nevojitet shumicë e cilësuar prej 84 votash.

Pr/ligji ‘për organet e qeverisjes së gjyqësorit’ ishte planifikuar të votohej më 6 tetor, bashkë me pesë ligjet e tjera, por ai u shty në përpjekje për të gjetur mirëkuptim mes palëve. Drafti vijoi të qëndrojë në rendin e punimeve edhe në tre seancat pasardhëse, më 13, 20 dhe 27 tetor, por pa arritur të votohet, për shkak të mungesës së votave të domosdoshme për miratimin e tij.
(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social