Rama: Nëse BE mbyll dyert
bashkohemi me Kosovën

Rama: Nëse BE mbyll dyert<br />bashkohemi me Kosovën
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për 'Politico.eu' ka folur për situatën në Ballkan, bashkimin e mundshëm me Kosovën, por edhe integrimin në BE, si rruga e vetme që rajoni të jetë i qetë.
 
Rama ka deklaruar se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

I pyetur nëse aktualisht e ka në tavolinë opsionin e bashkimit me Kosovën, Rama u shpreh se ”Jo, sepse mënyra e vetme për të mbajtur Ballkanin në paqe dhe bashkëpunim është- që të të jetë shtegu i hapur për BE për të pasur një perspektivë të qartë, për të mbajtur emocionin pozitiv për BE-në.
 
Askush nuk do të dëshironte të kthehej në unione të vogla, çdokush do të dëshironte të jetë pjesë e unionit të madh.
 
 Por nëse nuk ka shpresë, s’ka perspektivë, s’ka hapësirë, atëherë edhe unionet e vogla mund të ndodhin
”, ka thënë Rama.
 
Kryeministri shqiptar shprehet se Europa ka nevojë për rajonin e Ballkanit, por edhe rajoni ka nevojë për familjen e madhe europiane.
 
"Ekziston një mungesë e të kuptuarit, ose mungesa e vizionit për të mos e kuptuar se ky rajon ka nevojë për Evropën, por Evropa ka nevojë për këtë rajon, për një Evropë të sigurt.
 
Si mund të jetë bashkimi i sigurt nëse Ballkani do të çmendet? Si mundet që Bashkimi Europian të lejojë në zemrën e vet një zonë gri ku aktorët e tjerë mund të kenë një ndikim më të madh sesa vetë BE-ja? Kjo është e pakuptimtë në aspektin e sigurisë.
 
Mënyra e vetme për të mbajtur Ballkanin në këtë mënyrë paqësore dhe bashkëpunuese është të mbash rrugën drejt BE-së, të mbash perspektivën e qartë dhe për të mbajtur emocionet pozitive rreth BE-së
" tha Rama.

Rama ka komentuar dhe akuzat e Maqedonisë për 'Platformën shqiptare' që sipas tyre është hartuar në tryezën e tij.
 
"Është i gjithi një spekulim, gënjeshtër, politikë e shijes më të keqe, sepse po krijohet një ndasi etnike. S’është e vërtetë që 'Platforma e Tiranës' është shkaku.

Gruevski dhe partia e tij janë dakordësuar pa vënë kushte për platformën e Tiranës dhe kur nuk është realizuar dakordësia për shkaqe që Gruevski i di shumë mirë, atëherë është hedhur mbi platformën që nuk është e Tiranës
” deklaroi ai.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)