Rama: Nëse përgjimi për të vëllanë është autentik, do ta rishikoj qëndrimin për Xhafajn

Rama: Nëse përgjimi për të vëllanë është autentik, do ta rishikoj qëndrimin për Xhafajn

Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë televizive se në rast se prokuroria do të dalë në përfundimin se materiali i publikuar nga Partia Demokrati,e është autentik dhe implikon vëllain e ministrit të Brendshëm fatmir Xhafaj, atëherë kryeministrit do të duhet ta rishikojë qëndrimin e tij ndaj ministrit të kabinetit të tij qeveritar.

Por nga ana tjetër, Rama tha se në rast se prokuroria del në përfundimin se video nuk është autentike, por e montuar, atëherë ata që e kanë bërë një gjë të tillë duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Kryeministri u shpreh sa ka besim te agjencia e specializuar e huaj që i ka thënë se materiali ishte i montuar, megjithatë ai bëri thirrje për durim deri kur prokuroria të njerrë konluzionin e saj, bazuar tek ekspertiza shkencore.

Çfarë mendimi keni për punën e ministrit Xhafaj?

Rama: Opinion shumë pozitiv për punën e ministrit, bazuar në fakte, në rezultate, në përkjushtimin e tij. Çështja ndja tij ka qënë një këmbëngluje e opozitës që procesi i negociatave me BE-në të dështojë.

Opozita është krejt e çoroditur dhe kapet si i mbyturi pas fijes së barit, duke krijuar situata që të marri një kredo morale.

Që nga mosha 18 vjeç, çdokush matet nga këmbët e veta dhe s’mund të jetë përgjegjës vëllai për vëllain tjetër.

Edhe nga jashtë kanë thënë që nuk mund të ngatërrohet dot vëllai me vëllain. Duhet sqaruar fakti nëse ka një implikim.

Unë mund të bëjë vlerësime mbi pretendimet. Unë vlerësimet i bëj mbi faktet dhe zgjedhjet i bëj mbi punën dhe rezultatet.

Unë e kam shpjeguar që kam kërkruar me urgjencë të di të vërtetëne audiopërgjimit mnga një kompani e jhiujsa e specializuar, seps enëse do të ishte e vërtetë, apo do të kishte prova, atëherë patjetër që do të kishte një implikim direkt të vetë ministrit, sepse një vlla aktiv në veprimtari kriminale, e bën të pamundur që një vlla të jetë ministër. Përgjigja që kam marrë është shumë i qartë.

A është pasuria e vëllait të ministrit të Brendshëm e ngritur në mënyrë të paligjshme?

Rama: Pasurinë më të madhe të paligjshme sipas zërave të opozitës, e kam unë, por kjo s’mund të jetë dot një arsye.

Ku e gjetët audio-përgjimin?

Rama: Është marrë nga shfaqja që u bë. Kam marrë të dhënat që ishin në dispozicion, dhe iu siguroj që sot bota ka laboratorë shumë të sofistikuar.

Nuk është zëri i Agron Xhafajt në përgjim?

Rama: Kam marrë përgjigjen e një agjencie të specializuar të huaj.

Keni krahasuar zërin e Agron Xhafajt me atë të përgjimit?

Rama: Nëse prokuroria thotë që përgjimi është autentik, sigurisht që unë duhet ta rikonsideroj pozicionin tim ndaj ministrit, por nëse përgjigja e prorkurorisë është se materiali nuk është autentik, atëherë ata që e kanë bërë duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.

A iu a ka paraqitur Xhafaj dorëheqjen?

Rama: Pse duhet të ma kërkojë Xhafaj dorëheqjen.

Kaq e vështirë është të gjeni njerëz të mos kenë të afërm të implikuar në trafiqe të caktuara në kabinet?

Rama: Një familje, një parti politike, një organizatë nuk mban përgjegjësi për faktin që një anëtar i familjes mund të bëjë një mëkat, mund të shkelë ligjin.

Nëse do të niseshim nga akuzat, unë jo më që s’duhet të isha me këtu, por s’duhet të isha më në faqe të dheut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja