Rama:Nëse Ruçi do kryeministër me
zgjedhje të vjedhura, ne s'e lejojmë

Rama:Nëse Ruçi do kryeministër me<br />zgjedhje të vjedhura, ne s'e lejojmë
Pas deklaratës së djeshme të Gramoz Ruçit që nëse Meta shkel Kushtetutën do të jetë presidenti i parë që do të provojë shkarkimin, vjen reagimi nga radhët e LSI.
 
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama në një deklaratë për shtyp përforcoi qëndrimin e Metës ku tha se zgjedhjet me vota të vjedhura nuk do të dekretohen.

Ai tha se nëse Ruçi ka në plan kryeministër me vota të vjedhura nuk do të lejohet në radhë të parë nga shqiptarët.
 
Rama theksoi se standardi zgjedhor do të përcaktohet nga OSBE-ODHIR ndërsa shtoi se kushdo që del jashtë këtyre standardeve do të mbajë përgjegjësi.
 
 "Po e ritheksoj atë që tha Meta në cilësinë e presidentit të zgjedhur të Shqipërisë. Në mënyrë legjitime, nga një Kuvend legjitim: Ai tha: nuk do të dekretoj asnjë kryeministër apo ministër që del nga zgjedhje të vjedhura.
 
Nuk e kuptoj ca problemi ka zoti Ruçi me këtë përcaktim, që në fakt është në mbrojtje të standardit të zgjedhjeve.
 
Nëse ka ndonjë skenar për të nxjerrë kryeministër me zgjedhje të vjedhura e manipuluara ky është problem tjetër, ndaj të cilit nuk do të reagojë vetëm Meta si president, por do të reagojnë të parët të gjithë shqiptarët, sepse ka ikur koha e zgjedhjeve nën presion, frikë, kërcënim e hakmarrje politike.
 
Askush të mos trembet, nëse zoti Meta deklaron se nuk do të dekretojë asnjë kryeministër e as ministër që del nga zgjedhjet e vjedhura. Ky ka qenë deklarim i hapur dhe në sytë e të gjithëve”
, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë