Në inagurim ishte dhe Muhammed El Alabbar që do ndërtojë Portin e Durrësit, Rama tregon përse aeroporti i Kukësit quhet 'Zayed'

Sot në aeroportin e Kukësit u ul avioni i parë. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij shpjegoi se përse aeroporti do të mbajë emrin “Zayed, Flatrat e Veriut” duke kujtuar faktin se në Kukës qëndruan shqiptarët e dëbuar nga regjimi kriminal serb i kohës.  Emri "Zayed" është në nderim të emrit të familjes së princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Mohammed bin Zayed. Në këtë ingurim ishte dhe Muhammed El Alabbar president i EMAAR Group me qendër në Emiratet e Bashkuara i cili do të ndërtojë portin e Durrësit.

“Pse quhet kështu Zayed? Sepse nuk është thjesht një aeroport i ri por njëkohësisht edhe një vend kujtese dhe godina e këtij aeroporti është një edhe një tempull i kujtesës së kësaj toke, kësaj zone, por edhe shqiptarësh nga Prishtina në Tiranë dhe kudo sepse në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë, viktima të spastrimit etnik dhe u dyndën drejt Shqipërisë. Atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota, mes tyre princi i kurorës Mohammed bin Zayed, i bri i sheikut Zayed, që me një vizion gjenial arriti t’u japë atyre Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i ati e nisi të birin nga ai që sot është kryeministri i Duabit për t’u kujdesuar për valën e spastrimit etnik.

Gjurma e kësaj piste është gjurma e kësaj historie të jashtëzakonshme solidariteti për ata që atë moment kishin nevojë për forcën e dashurisë dhe kujdesjes dhe princi i kurorës Mohammed bin Zayed, e kujton si i ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave dhe asnjë familje mos u mungojë ushqimi dhe uji dhe të mos ndodhë që askush të ndjejë dallim për arsye fetare”.

Aeroporti është Flatrat e Veriut, pasi këtu në veriun e Shqipërisë, nga Kukësi dhe matanë dhe prej andej nga erdhën motrat dhe vëllezërit tanë është i gjithë veriu i shqiptarëve, ku u shkruajt një nga historitë më tragjike, por me fundin më të lumtur. Brenda në aeroport do të gjeni jo vetëm një tribut për atë që ishte ideatori i pistës së solidaritetit, por edhe për ata që ishin shëmbëlltyra e dhimbjes dhe e një tragjedie që nuk duhet ta harrojmë kurrë, por edhe e një rezistence, pjesë e karakterit të shqiptarëve që kurrë nuk duhet ta humbasim” tha ai.


Lajmi kryesor:

Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', festë kuqezi dhe entuziazëm! Rama zbret me emigrantët nga Londra: S'jam 3D, por real! Ditë e veçantë për shqiptarinë


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve