Rama nga Amerika kthehet
pas në kohë: Diaspora krenari!

Rama nga Amerika kthehet<br />pas në kohë: Diaspora krenari!
Nga Amerika ku ndodhet për ekspozitën me disa piktura të tij, kryeministri Rama përmes një statusi në rubrikën në Facebook 'AMARCORD' kthehet pas në kohë duke kujtuar se diaspora dha një mbështetje morale dhe materiale të pamohueshme ndaj Luftës Nacional-Çlirimtare dhe ndaj fitores së Aleatëve.
 
Gjithashtu, Rama kujton një moment mjaft të rëndësishëm, historinë e përfshirjes së Shqipërisë në skemën e re të Kombeve të Bashkuara në vitin 1945.
 
"Diaspora shqiptare në SHBA ka qenë kurdoherë e gatshme të ndihmojë vazhdimësinë e sovranitetit dhe pacenueshmërinë e integritetit të Shqipërisë, pa më të voglin paragjykim ideologjik.
 
Kështu, më 1945, teksa fuqitë aleate po përgatiteshin të ndërtonin skemën e re të Kombeve të Bashkuara në kuadrin e Konferencës së San Franciskos, organi "Liria" i Komitetit për Shqipërinë e Lirë, themeluar nga Kostë Çekrezi dhe Tajar Zavalani, aspak i joshur nga diktatura e proletariatit, i bënte thirrje aleatëve ta ftonin Shqipërinë në këtë konferencë, për kontributin e saj të qenësishëm në fitoren e përgjithshme.
 
Diaspora dha një mbështetje morale dhe materiale të pamohueshme ndaj Luftës Nacional-Çlirimtare dhe ndaj fitores së Aleatëve, për të cilën duhet të kemi një krenari të përligjur
" shkruan Rama.
Rama


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani