DURRES - Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar projektet të cilat po zbatohen në qytetin e Durrësit për t’i dhënë këtij qyteti një transformim real.

Por krahas kësaj shefi i qeverisë është ndalur edhe në protestën e opozitës po në qytetin bregdetar ditën e sotme. Rama ka ironizuar duke e krahasuar madje protestën e Partisë Demokratike duke e krahasuar me një koncert të vitit të largët 1936.

“Super e shtune ne Durres mes projektesh te realizuara dhe projektesh qe po marrin forme, Dhe ne sfond koncert ne vitin '36 nga ‪#‎VajmedetPD” shkruan Rama
 
Ditën e sotme Partia Demokratike ka vijuar serinë e protestave ndaj qeverisë, duke kërkuar largimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama pas akuzave të deputetit Tom Doshi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)