Në fjalën e tij, kryetari i PS shigjetoi opozitën mbi alternativat që e djathta ka për fitore.
Sipas tij, PD edhe pse doli nga cadra kundër reformës në drejtësi, tashmë është futur nën çadrën e humbësve.
“Ka patur mes jush që kanë thënë se nuk do bëhet reforma në drejtësi me pretendimin se janë të gjithë njësoj, por për ta bërë reformën në drejtësi duheshin edhe votat e opozitës. Ata kanë dalë nga çadra kundër reformës së drejtësisë dhe janë futur në çadrën e humbësve. Ju i patë kur edhën në korrik dhe votuan. Ata nuk deshën ta votojnë Vettingun, por ju i patë sesi e votuan. Por, nuk mjaftojnë vetëm votat e njërës palë, por edhe të demokratëve që të bëjme ndryshimin. Por, më e rëndesishme se dinjiteti I PS-së është dinjiteti i Shqipërisë”, theksoi Rama.
Rama deklaroi sot nga Elbasani se siç luftuam dhe fituam për Vettingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më pare.
Kryeministri Rama shprehet në statusin e tij se “ERTV Live😀: Elbasan – Siç luftuam dhe fituam për Vettingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste🌹 nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam🇦🇱🇪🇺me #Shtet💪 #Punë👍 #Mirëqenie😀”.
Deputeti i PS-së për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, tha se qendra e Elbasanit dje ishte një grehinë me plehra dhe tani një park për qytetarët dhe nuk do të reshtim pa urbanizuar të gjithë Elbasanin. “Ne kemi ecuar shumë me legalizimet dhe për tetë vite ishin bere 365 legalizime vetëm lokale dhe motele, ndërsa ne në katër vite beme 8000 legalizime”, tha Balla.