Rama nga Kamza: Bashkë për
një revolucion kuq e zi në administratë

Rama nga Kamza: Bashkë për<br />një revolucion kuq e zi në administratë
TIRANE-Fushata elektorale e Partisë Socialiste u zhvendos paraditen e sotme në Kamëz.

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për të votuar Partinë Socialiste për të marrë e vetme drejtimin e qeverisjes. Sipas tij,  ose eshte ora të bashkohemi për të bërë një revolucion kuq e zi dhe për ta përmbysur sistemin e partive në administratën e shtetit ose pastaj te rrine në mëshirën e zyrave të partive të pushtetit.

"Unë e di se dhe këtu në Kamëz ka familje që prej muajsh kanë marrë lejet e legazimit por nuk marrin dot një hipotekë. Atëherë po ju them të gjithëve zgjidhni e merrni. Ose të bashkohemi për të bërë një revolucion kuq e zi dhe për ta përmbysur sistemin e partive në administratën e shtetit ose pastaj rrini në mëshirën e zyrave të partive të pushtetit.
Vetëm ju mund ta bëni, vetëm populli mund ta bëjë. Nuk ka parti, kryeministër apo fitues zgjedhjesh që e bën nëse shqiptarët nuk i japin fuqinë për të qeverisur duke e mbajtur drejtë drejtë timonin e reformës së qeverisjes pa qenë i detyruar me marrë të tjerë në prehër që duan të mbajnë një dorë në timon për të zgjidhur thjesht dhe vetëm hallet problemet dhe çështjen e madhe të bazësisë së tyre.
Unë nuk dua tju flas mënjanë. Dua tju them shumë thjesht Shqipëria sot ka nevojë për çdo shqiptar që ka të drejtën të votojë. Fëmijët nuk kanë të drejtë të votojnë por kanë të drejtë të kërkojnë nga cdo prind të votojnë kush është më e mira për ta
", tha Rama.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar