Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me krizën energjetike, shkak dhe lufta në Ukrainë, kryeministri Edi Rama është optimist se Shqipëria shumë shpejt do të jetë eksportuese e energjisë. Nga Vlora, duke inspektuar përgatitjet për nisjen nga puna për portin e ri të Vlorës, Rama artikuloi dhe masat për përballimin e krizës energjetike. Ai kujtoi anijet HEC, të cilat pritet të ankorohen në Vlorë brenda dy javëve të para të Gushtit pasi vijnë si prodhuese të energjisë elektrike.

Prej kohësh flitet për krizë të energjisë elektrike dhe më parë ka paralajmëruar se qeveria ka gati planin e emergjencës që energjia të shpërndahet me orar. Ndërsa sot theksoi se kanë arritur në kushtet që jo vetëm çmimi është i lartë, por ka rënë volumi i mundshëm për tu blerë.

"Me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj situate emergjence botërore sepse ne kemi arritur në pikën tani që, jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratoferë, por ka filluar ajo që e kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për t’u blerë", tha Rama.

Rama zbuloi dhe marrëveshjen për energjinë diellore me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite duke thënë se u lidh marrëveshja për të sjellë energji elektrike në Greqi dhe më pas të shpërndahet në vende të tjera. Ndërsa insekpektimet e punimeve në kantierin e portit të Ri të Vlorës tha se do të sistemohet e gjithë flota e peshkimit sepse do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve dhe anijet e mallrave.

"Fillon një kantier me një rëndësi të jashtëzakonshme për shumë arsye për një port që më në fund e meriton këtë emër se qoftë ai që kemi atje, qoftë ky i peshkatarëve janë parkime ujore mesjetare dhe së dyti sepse këtu sistemohet e gjithë flota e peshkimit ndërkohë që me programin e mbështetjes për industrinë e peshkimit ne do të vijojmë të financojmë qoftë riparimin e anijeve dhe blerjen e anijeve të reja. Së treti sepse do të rrisë fluksin e tregtisë përmes detit, së katërti se edhe për pasagjerët do të bëhet diçka me standarde. Njëkohësisht kemi një port turistik në anën tjetër që do të jetë një nga perlat e Mesdheut dhe do të sjellë zhvillim të madh ekonomik jo vetëm për Vlorën por edhe për të gjithë industrinë", tha Rama.

Duke u kthyer te porti i ri Vlorës, për të cilin nisin punimet në tetor dhe zgjasin tre vite, Rama shtoi se do të jetë një hapësirë moderne, që e meriton këtë emër në shekullin 21. Sipas Ramës porti është i ndarë tre shtylla kryesore zhvillimi, duke nisur nga porti industrial, ai i peshkatarëve dhe për të vijuar me portin turistikë.

Porti turistik i vlorës që pritet të jetë gati në tetor 2025 është një investim 59 mln euro, në një sipërfaqe prej prej 110 000 metra katror. Sipas projektit do të ndërtohen 133 vendparkime për anijet e peshkimit dhe dy anije për transportin e qytetarëve, si dhe 1 për transportin e mallrave. Për herë të parë shteti sdo ketë angazhim financiar, po pagesat do bëhen nga operimet e portit pas përfundimit të punës dhe nisjes së aktivitetit financiar të tij. Në portin e ri është zgjidhur dhe problematika që lidhet me motin e keq, që sdo të jetë më ndikues në ankorimin e anijeve, sikurse ndodh në portin ekzistues të Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
Kriza energjetike, Rama: Do jetë vështirë të blejmë energji, çmimi ka shkuar në stratosferë! Detaje nga biseda me princin e Kurorës në Greqi

 

Prej kohësh flitet për krizë të energjisë eletrike, ndaj kryeministri Edi Rama theksoi se kanë arritur në kushtet që jo vetëm çmimi është i lartë, por ka rënë volumi i mundshëm për tu blerë. Megjithatë Rama është optimist se do të vijë momenti që Shqipëria nuk do të ketë më nevojë për import pasi do të jetë vetë eksportuese e energjisë elektrike. 

Këtu jemi në një zonë ku po merr jetë program më ambicioz i qeverisë sa i përket energjisë. Kjo që ndodh me futjen e 110 Mëh të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj emergjence botërore sepse kemi ardhur që jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë por ka filluar ajo që kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për tu blerë. Pra nuk jemi më në kushtet që cmimi është marramendës, por do të jetë e vështirë që ta gjejmë. Do marrim masat që Shqipëria të hyjë në fazë tjetër duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjetike dhe duke u kthyer eksportues neto por kemi një fazë tranzicioni që duhet të bashkojmë të gjithë gjërat që janë përgatitur për kaq kohë dhe të krijojmë sinergji. Isha dhe në Athinë ku u takova dhe me Princin e Kurorës dhe u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë në sasira marramendëse. Jemi në kushte positive. Ajo që vlen është se do të vijë momenti që nuk do të kemi më nevojë të importojmë por të eksportojmë", tha Rama.