Kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Kukësit ka treguar edhe se çfarë përmban në muret e këtij aeroporti. Rama po ashtu ka kujtuar se brenda aeroportit do të gjenden tribut që ishin në atë kohë shëmbëlltyra e dhimbjes e një tragjedie që nuk duhet ta harrojmë kurrë e një rezistence e cila është pjesë e karakterit të shqiptarëve.
Rama sakaq po ashtu tha se i mungon shumë edhe Hashim Thaçi, ku nënvizoi se në muret e aeroportit gjendet edhe një pjesë e historisë shqiptare, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova i hapen rrugë procesit pa kthim të çlirimit përfundimtar të Kosovës.
‘Aeroporti është edhe aeroporti i Flatrave të Veriut, pasi këtu është veriu i Shqipërisë dhe nga Kukësi është i gjithë veriu i shqiptarisë. Këtu është shkruajtur një nga historitë më tragjike me një fund të lumtur, ajo e spastrimit etnik, por edhe e luftës Çlirtimtare të Kosovës. Brenda në aeroport do të gjeni edhe një tribut që ishin në atë kohë shëmbëlltyra e dhimbjes e një tragjedie që nuk duhet ta harrojmë kurrë e një rezistence e cila është pjesë e karakterit të shqiptarëve.
Aty brenda çdo i huaj mjafton të bëjë rrugën nga hyrja në check in dhe do ta kuptojë nga gjithçka që do të shohë nëpër mure që ka ardhur në një tokë ku është shkruar një faqe e shenjtë e historisë shqiptare. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve të mëdhenj, jo se është vëllai im por është një prej shqiptarëve të mëdhenj Hashim Thaçi. Do të dëshiroja që t’i çoja një përqafim. Në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i historisë shqiptare momenti kur Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi të ulur së bashku i hapen rrugë procesit pa kthim të çlirimit përfundimtar të Kosovës.- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', festë kuqezi dhe entuziazëm! Rama zbret me emigrantët nga Londra: S'jam 3D, por real! Ditë e veçantë për shqiptarinë
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
41.8%
-
Jo
54.4%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 7251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese
4 Janar, 21:24
-
Nuk deklaroi 13 mijë euro në pikën kufitare të Morinës, nis hetimi për 41-vjeçarin nga Kosova
4 Janar, 10:56
-
La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera
4 Janar, 10:15
-
Lëpusha mbulohet nga dëbora, tërheq vizitorë të shumtë (FOTO)
3 Janar, 18:15
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
‘Shqipëri e Kosovë, jemi një!’ Krushqit hyjnë në Morinë për të marrë nusen me flamurin kuqezi
3 Janar, 14:09
-
‘Shqipëria në BE në 2030!’ premton Rama dhe mbyll TikTok! Intervista për Corriere della Sera: Në maj mirëpres me përulësi votën e qytetarëve
3 Janar, 10:51
-
Ngjarjet kulturore/ 2300 evente gjatë vitit 2024! Sitet e trashëgimisë pritën 1.3 mln vizitorë
3 Janar, 09:46
-
Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve
1 Janar, 16:45
-
Qeveria premton ulje të çmimit të energjisë brenda 2025-ës
1 Janar, 16:14
-
Liberalizimi, nga sot 2600 biznese në tregun e lirë të energjisë
1 Janar, 11:48
-
Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025
1 Janar, 09:04