KUKËS - Me akuza te forta ndaj opozitës kur tha nga Kukësi se ata ishin dy mandate në pushtet dhe nuk bënë asgjë për shqiptarët, Kyeministri Edi Rama premtoi hapjen e 1 mijë vendeve të reja punë vetëm nga ndërtimi i Aeroportit në këtë qytet.

Ndërkohë kryeministri deklaroi se opozita i ka lënë rrugët rrugëve duke përmendur projektin e Rrugës së Kombit dhe atë të aeroportit të Kukësit.

"Edhe ajo rrugë e cila u inagurua për zgjedhje dhe u përurua me tantane si të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe jo thjesht hapje e tunelit ndërkohë që as ajo nuk ishte përfunduar. U la rrugëve në një situatë që filloi të degradojë. U la në në një situatë ku filluan të rrëshkisnin gurët. U kthye në burim aksidentesh. Çfarë po ndodh me rrugën e kombit. Është një ndryshim cilësor" - tha Rama.

Edhe pse akoma një kantier ndërtimi Rama u tha kuksianëve se aeroporti do të ketë linja të veçanta që deri më tani nuk ofrohen për qytetarët. Sipas tij, ajo do të jetë gati më 23 prill, dhe se do të ulet avioni i parë me kuksianë nga Londra.

Kryeministri Rama nuk kurseu dhe një përgjigje mbi etiketimet e bëra nga Presidenti Meta. Rama tha se Presidenti ka degraduar dhe se tashmë është kthyer në një lolo. Gjithashtu kryeministri deklaroi se Meta del në televizor i dehur dhe fillon dhe ofendon sikur të ishte në një lokal lagjeje.

Së fundmi kryeministri shprehu bindjen se nëse do të fitojë mandatin e tretë, do të zhbllokohet dhe sistemi i drejtësisë nga kriza. Ai deklaroi se do të vihen përpara përgjegjsëisë të gjithë prokurorët e gjykatësit që kanë lejuar krimin gjatë këtyre 30 viteve në Shqipëri. gjithashtu Rama tha se Gjykatat janë kthyer si stacione tranziti ku hyjnë dhe dalin kriminelët sipas dëshirës së tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:43
'Gjykatat si stacione tranziti për kriminelët' , Rama: Mandati ynë i tretë, garanci që drejtësia do të funksionojë

Rama duke folur nga aeroporti i Kukësit shprehu bindjen se nëse do të fitojë mandatin e tretë, do të zhbllokohet dhe sistemi i drejtësisë nga kriza.

Ai deklaroi se do të vihen përpara përgjegjsëisë të gjithë prokurorët e gjykatësit që kanë lejuar krimin gjatë këtyre 30 viteve në Shqipëri. gjithashtu Rama tha se Gjykatat janë kthyer si stacione tranziti ku hyjnë dhe dalin kriminelët sipas dëshirës së tyre.

"Mandati i 3 i yni është garancia që drejtësia do të funksionojë që të gjithë pa dallim do të japin llogari. Ku ka peshq më të mëdhenj në llumin 30-vjeçar të Shqipërisë mes atyre që u përfshinë me politikë. Duke lënë të lirë kriminelët që vranë bijtë e nënave. I bën gjykatat si stacione tranziti që futeshin nga një derë dhe dilnin nga dera tjetër. Ata që flasin dhe mendojnë se dinë ta bëjnë më mirë, le të vinë dhe të na bashkohen në skuadër. Ne do të bëjmë një skuadër me 140 persona. Kemi gjysma, dhe na duhet gjysma tjetër. Jemi të gatshëm të zëvendësojmë dhe gjysmën tonë me ata që mendojnë se janë të aftë. Nuk bëjmë komisione siç bëri Luli. Komisioni thotë se duhet të iki një person, Saliu thotë nuk vendos Komisioni. Kështu bëhen votimet në parti, ne nuk bëjmë kështu. Të gjithë këto kandidatura do t'i vlerësojë PS-ja, nuk do kemi struktura false. Urdhëroni, ecni ju mirëpresim. Jam unë dhe jemi të gjithë këtu" - tha Rama

Ora 10:29
Rama-Metës: Opozitës i dhamë një President! Tani është kthyer në lolo! Del në ekran i dehur dhe shan si në dyert e klubeve

Kryeministri Rama i përgjigjet ofendimeve të Presidentit Meta, duke thënë se opozitarët shfaqen në televizione të dehur dhe duke ofenduar. Ai shprehet se në vitin 2017 i kanë dhën opozitës një president, por që tani është kthyer në një lolo.

"Çfarë ndodh me ata që duan të kthehen. ASkush nuk është i panjohuyr. Të gjithë janë porovuar. I kanë pasur mundësitë për të bërë punët që kanë premtuar. Janë të pakualifikueshëm për një vend pune. Dhe një vend pune që kishin në parlament, edhe atë e braktisën. Nuk rrinë me dinjitet në një vend pune ndaj rrinë rrugëve ndaj shfaqen në ekrane si të dehur dhe shajnë si nëpër dyert e klubeve ndaj hapin dhe zorrët e barkut. Imagjino çfarë ndodh nëse u lihet atyre në dorë, puna për rindërtimin. Një grup i madh familjesh u mbyt në Shkodër. U desh që të vinim ne në qeveri që të merrnin shpërblimet. Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria. Fut në sherr dy persona dhe del ti i treti që del i pastër. Kush më thotë që e bëre ti President, por i them jo. Edhe ne e dhamë votën pasi nuk mund ta lemë vendin pa President. Edhe tek çadra, hidhte gurin dhe fshihte dorë. Ne i dhamë një president opozitës, jo lolo. Fakti që Ilir Meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë në të shkuarën. Çfarë borxhi i kanë shqiptarët. Për çfarë arsye duhet të votojnë partinë e Metës. Kur t'i sjellë qytetarët e Kukësit që votojnë për PD-në. Do u them që kur të votojnë këtë herë për Bashën, nuk merrni vetëm atë por Monikën dhe Ilirin Bashkë" - tha Rama.

Ora 10:25
Rama nga Kukësi: Rruga e Kombit u la rrugëve! Ndërtimi i aeroportit, do kthejmë kuksianët në vend më 23 prill

Kryeministri Rama, nga kantieri i aeroportit të Kukësit ku po zhvillon dhe aktivitetin "Deputeti që Duam" deklaroi se do ta kthejë qytetin në një pikë referimi për të gjithë qytetarët.

Ai u shpreh se do të kthejë qytetarët kukësian në vend me ndërtimin e aeroportit, madje duke i sjellë vota PD-së.

Ndërkohë ai foli dhe për rrugën e Kombit për të cilën u shpreh se ajo u la rrugëve nga PD-ja dhe se mund të inagurohej nga Sali Berisha edhe nëse do të ishte gjysmë gati, por ajo nuk ishte ndërtuar plotësisht.

"Në përpjekje për të komunikuar me të gjithë që kanë dëshirën që ndjen shtysën dhe që ka dhe kurajon për tu bërë pjesë e përpjekjes sonë. Të na bashkohet dhe të shprehë gatishmërinë përmes platformës tonë online që të jetë pjesë e skuadrës së PS-së. Për një arsye shumë të thjeshtë. Kthesa që kemi marrë dhe ku tanimë kemi hyrë thellë për të filluar të dalim në rrugën që e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër, nuk mund të zbrapset. Shqipëria nuk mund të ngecë ku gjithçka ka nisur të ndryshohet si ky aeroport. Do të ndodhë me Shqipërinë e njëjta që ndodhi me rrugën e Kombit. E cila është e vetmja vepër e nisur nga ata që duan të rikthehen në krye të vendit me njëfarë ideje që të bëhej një vepër e standarteve më të mira. Edhe ajo rrugë e cila u inagurua për zgjedhje dhe u përurua me tantane si të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe jo thjesht hapje e tunelit ndërkohë që as ajo nuk ishte përfunduar. U la rrugëve në një situatë që filloi të degradojë. U la në në një situatë ku filluan të rrëshkisnin gurët. U kthye në burim aksidentesh. Çfarë po ndodh me rrugën e kombit. Është një ndryshim cilësor. Shikoni se çfarë vepre inxhinierike po merr formë përfundimtare në nyjen kryesore. Shikoni aeroportin, sa herë e keni dëgjuar se do të çelej. Ka nga ata që thonë se aeroporti ka qenë gati. Nëse do të ishte gjysmë gati, imagjinoni sa herë do ta kishte inaguruar Saliu.

Ishte një pistë e inaguruar nga Mbreti i Emirateve të Bashkuara i asistuar nga princi i Kurorës. U ndërtua për tu ulur vetëm mjetet që sillnin ndihma për ata që u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga Kosova. Ja ku jemi sot. Është një kantier i madh që është në punë intensivisht, pasi janë zgjidhur problemet me të gjithë banorët përreth. Me një terminal që tashmë ka marrë formë, që dhe një terminal i një aeroporti ndërkombëtar. Do ta kthejmë Kukësin në një pikë referimi. Do të kthej kuksianët këtu që të votojnë PD-në. Do i sjell PD-së 120 vota këtu. Do të jetë një aeroport që do të sigurojë linja që nuk i ka. Unë kam këmbëngulur pa pushim të ndërtohej aeroporti i Kukësit. Tani duhet ta rihapim pasi u ndërpre për shkak të COVID-it. Edhe po kështu aeroportin e Sarandës. Nëse Shqipëria ka 4 aeroporte, potenciali turistik i Shqipërisë do të rritet shumë. Koncensionari i aeroportit nuk ka konkurrentë, ndaj dhe çmimet në të janë shumë të larta. Me ndërtimin e aeroporteve të tjera nuk do të ketë më kaq çmime të larta" - tha Rama.