LAC - Krimi e ka fituar betejën me shtetin, i cili mund të themi se është kthyer një bashkëpunëtor dhe mbrojtës të tij. Akuzat janë bërë nga lideri i opozitës ,Edi Rama gjatë një takimi me elektoratin në qytetin e Laçit me temë "Rendi dhe Siguria".

Rama ndër të tjera u ndal edhe tek rritja e numrit të krimeve gjatë kësaj periudhe ku ia faturoi fajin paaftësisë së kupolës së Policisë së Shtetit.

Kryesocialisti akuzoi drejtuesit e Policisë së Shtetit se janë emëruar mbi bazën e militantizimit dhe jo meritokracisë.

Ndërkohë lideri i opozitës theksoi se kur e majta të vij në pushtet policia e shtetit do punojë intesisvisht dhe mbi baza konkretë për vënien të kontroll të rendit dhe sigurisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)