Rama: Nga 1 gushti, qytetarët shqiptarë nuk do të kenë kontakt me policin që i sheh në sy kur kalojnë pasaportën! Procesi i ri zgjat më pak se 30 sekonda

Muaji gusht sjell një teknologji të re për kalimin e pasaportave në terminalin e ri të aeroportit të Rinasit. Nga data 1 gusht, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit do të kalojnë barrierën digjitale me leximin digjital të pasaportës, bëri të ditur kryeministri Edi Ramës. Në këtë mënyrë do të shmangin kontaktin me policin që sipas Ramës sheh pasaportën, sheh qytetarin dhe anasjelltas derisa bën kalimin e tij. Procesi i ri zgjat më pak se gjysmë minuti. 

Kjo bëhet për të shtuar komoditetin e pasagjerëve dhe për të lehtësuar fluksin e hyrjeve sidomos në këtë periudhë sezoni veror kur ka shumë emigrantë shqiptar dhe turistë që zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore. Në teknologjinë e re për leximin e pasaportave përfshihen edhe qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Britanisë. 

"Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje falë angazhimit të ministrit të Brendshëm, policisë së Shtetit dhe kompanisë e cila që në ditën e parë të nënshrkimit të marrëveshjes së re pasi bleu nga koncesionari i mëparshëm të drejtën e operimit, është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në këtë aeroport. Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, process që zgjat më pak se gjysmë minuti. Kjo do të lehtësojë fluksin e hyrjeve. Kjo vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Kanadasë. Për të tjerët do ketë process kalimi me lexim manual të pasaportës”, tha Rama.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u inaugurua sot terminali i ri, prej 5 mijë metër katrorë, pjesë e një investimi të përgjithshëm prej rreth 38 milionë euro të kryer në 1 vit e gjysëm, me objektivin për ta shndërruar Aeroportin e Rinasit në portën hyrëse për të gjithë rajonin. Përveç teknologjisë së re në leximin e pasaportave, Rama tha se rriten në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet përpunuese pasi shtohen 8 porta të reja. Teksa kujtoi grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2019, kryeministri u shpreh se gjithçka ndodhi si rezultat i mosplotësimit të standardeve të sigurisë. Kështu zbuloi se është rritur numri i punonjësve të sigurisë në aeroportin e Rinasit që garanton edhe cilësi shërbimi për pasagjerët.

Në inaugurimin e terminalit të ri, Rama shoqërohej nga zv.kryeministrja Belinda Balluku. Në përshëndetjen e mbajtur, Kryeministri u shpreh se terminali i ri është një investim i mirëseardhur, i cili vjen në kohën e duhur dhe i përgjigjet më së miri kërkesave me një rritje të jashtëzakonshme të numrit të pasagjerëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Balluku: Pista e aeroportit të Rinasit do të zgjatet në anën jugore! Do të nisë puna edhe për ndërtimin e 4 vendqëndrimeve të reja

 

Pjesë e investimeve për Aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës janë edhe 4 vendqëndrimet e reja të avionëve. Kryeministri Edi Rama së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektuan në terren, këto investime. Balluku tha se ka nisur puna për zgjatjen e pistës.

“Jemi në Aeroportin e Rinasit, në zonën fundore, pra në veri të tij, ku koncesionari ashtu sikundër ishte angazhuar ka ndërmarrë një investim të rëndësishëm për ndërtimin e katër vendqëndrimeve të reja. Aeroporti i Tiranës ka pasur 17 të tillë, por edhe për shkak të rritjes së numrit të fluturimeve gjatë vitit 2022, një rekord mbi 48% më shumë se në vitin 2019 që klasifikohet viti më i mirë para pandemisë. Për këtë arsye janë përshpejtuar të gjitha investimet, e gjithë puna që u desh bërë për ta dorëzuar sa më parë e për ta pasur gati të muajin gusht që shënon edhe pikun e numrit të avionëve dhe pasagjerëve në aeroport.

Tashmë ka një fluks, i cili qëndron gjatë gjithë 24 orëshit. Nuk kemi më orare më të ngarkuara apo më pak të ngarkuara kështu që shtimi i këtyre 4 vendqëndrimeve, i jep një zgjidhje shumë të rëndësishme, jo vetëm për këtë sezon, por gjatë gjithë kohës dhe gjatë gjithë vitit.” – shpjegoi Balluku, e cila shtoi se ka nisur puna për  zgjatjen e pistës.

“Do zgjatet në anën jugore, po mundohemi që të akomodojmë spostimin e tyre pa krijuar problematika përsa i përket shpërndarjes së ujit apo disa pjesë që kemi atje edhe të tensionit të lartë dhe OSHEE.” – tha ajo.

Ndër të tjera shtoi se është e nevojshme riveshja e pistës. "Kjo kërkon riorganizim të fluturimeve gjatë dimrit. Ky është process i vështirë se kërkohen intervale 8 orarëshe pa fluturime dhe kjo është e vështirë për Tiranën. Terminali i ri shton kapacitetet e aeroportit me disa mijëra metra katror", tha Balluku.

Ora 20:24
Teknologjia e re në aeroportin e Rinasit, si do të bëhet kalimi i pasaportave nga dita e nesërme (FOTO)

1659291930_foto.JPG

Një teknologji e re për leximin e pasaportave do të aplikohet duke nisur nga 1 gushti në terminalin e ri të aeroportit të Rinasit. Në fotografi shihni pajisjet që janë bërë gati për të pritur pasagjerët me pasaporta shqiptare, amerikane, europiane, kanadeze dhe britanike, të cilët nuk do të kenë më kontaktin me policin. 

Ora 19:51
Rama kujton grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas: Sot jemi më të sigurtë, është shtuar numri i punonjësve të sigurisë

 

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2019. Nga Rinasi thotë se ishte skandaloze dhe erdhi si rezultat i mosplotësimit të standardeve të sigurisë. Kështu njoftoi se është rritur numri i punonjësve të sigurisë në aeroportin e Rinasit që garanton edhe cilësi shërbimi për pasagjerët.

“Edhe siguria e mbajmë mend të gjithë me shqetësim e revolt skandalin e futjes deri në pistë të një bande e cila u vu prapa hekurave si rezultat i mosplotësimit të standardeve të sigurisë nga kompania që operonte aeroportin më parë. Kështu ndodh në të gjitha vendet. Policia bën simulimet e nevojshme, jep sugjerimet, identifikon pikat kritike dhe asiston operatorët në marrjen e masave të sigurisë. Sot jemi shumë më tepër të sigurt në mënyrë se si operohet ashtu sikundër falë një plani pozitiv dhe gatishmërisë së operatorit për ta zbatuar, është shtuar numri i punonjësve të sigurisë këtu. Kjo bëhet për rritje të cilësisë së shërbimit për pasagjerë”, tha Rama.

Ora 19:51
Mesazhi i Ramës: Të mos përsëriten gabimet e këtij viti, në disa zona bregdetare ka rënie e fluksit të turistëve prej çmimeve absurde

 

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për turizmin duke dhënë një mesazh të qartë që të mos përsëriten gabimet e këtij viti që kanë ulur fluksin e turistëve. Rama thotë se duhet të ecin me mençuri për të reaguar ndaj gabimeve në planifikim.

“Industria jonë e turizmit ka hyrë në një fazë tjetër që kërkon rritje të domosdoshme të nivelit të kuptimit të pozicionit të operatorëve tanë në tregun ku ndodhemi. Jemi në mes faktorësh konkurrues që kanë eksperiencë të gjatë dhe ofertë turistike spektakolare që nga Kroacia, Greqia e Italia, por nëse do të dimë të ecim me mencuri dhe të reagojmë edhe ndaj gabimeve në planifikim e qasje sic ka ndodhur këtë vit në ndonjë zonë të bregdetit ku për shkak të cmimeve absurd, fluksi i turistëve ka qenë shumë më i ulët sesa do të duhej të ishte, me siguri që Shqipëria 2030 do të jetë përtej objektivave tona.

Shpresoj që shumë shpejt të firmosim kontraktën më të madhe për portin turistik të Durrësit e ta kemi Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm pa as më të voglin diskutim. Shpresoj që brenda këtij mandate do të shohim aeroportin e Vlorës të bëhet operacional, të Kukësit të fuqizohet dhe të Rinasit të zhvillohet”, tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/08/2022 00:13

    Investim interesant,por duhet bere dhe ne dalje,si dhe ne te gjitha pikat kufitare.Por nja dy police duhen vene, sepse ka njerez qe s'dine si t'i perdorin,ose do te donin t'i shmangnin nese i kane doc.fallco.Nje gje e mire vjen me kete investim po te perhapet ne te gjithe pikat kufitare:eliminon rryshfetin per policet qe shoqeronte ndonje here ndonje pashaporte.Do te ishte akoma me interesant,sikur keto aparatura te kishin lidhje dhe me Interpolin.

    Përgjigju
  • Frroku: 31/07/2022 23:29

    Sot tema e propogandes ishte "koncesionari" dhe sa shume e ka per zemer Partia me shokun Rama.

    Përgjigju
  • Poli: 31/07/2022 22:39

    Kjo gje duhet bere edhe ne dalje. Kush ska njolla te kaloje direkt. Jo me police ku do shkosh, po sa do rrish, po sa e ke nr e kembes, ca muzike degjon. Hec o vlla leini robt te dalin 2 or pytje

    Përgjigju
  • Paul: 31/07/2022 22:18

    bravo rama ......

    Përgjigju
  • Shqipëria nuk është Tirana: 31/07/2022 21:41

    Veriu nuk është në Zog të Zi. Jugu nuk është tek Tegu. Veproni kudo njësoj me aparaturat dhe investimet o politikanë pa gjak shqiptari!

    Përgjigju
  • alfredi: 31/07/2022 21:23

    pse nuk aplikohet leximi dixhital ne hyrjet kryesore te pikave kufitare si ajo e Kakavijes,e Muriqanit ,e Hotit ,e Kapshtices që kane patur probleme te tmerrshme të vonesave ,por u investua në Rinas me hyrje dalje sa e nje qinda e mos te themi e mijta herë më pakse se sa ne zonat e lartpermendura ne ketë drejtim

    Përgjigju
  • Agim: 31/07/2022 21:09

    Ymer e shendet. Nuk kemi ci duam as opozite madje as puzite. Te kemi ty. Le te bejme referendum si thote dhe Meta dhe ta kurorezojme mbret Ramen.

    Përgjigju
  • TURISTI: 31/07/2022 20:06

    ZOTI KRYEMINISTER HIQ PATRULLAT DHE BANDAT E POLICISE CDO KRYQEZIM E SEMAFOR TE TIRANES. ATE BEJ. JETOJM SI SHTETERRETHIM NE VENDIN TONE. PO FAJIN E KA KY POOULL I QELBET.

    Përgjigju
    • Lushka: 31/07/2022 21:50

      Fix e ke then ky popull e ka fajin en bashkepunim me politiken qe ngeli ne vend Numero.show I rradhes vazhdon por nga nje ane koncept I ri edhe mbreselenese por a mos jemi pak me para nga cduhet skanerii syut eshte kancerogjen...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së