Rama nga Oboti në Shkodër: Kjo zonë është problematike, do fusim forca ekstra me ushtri për të shmangur dëmet (VIDEO)

Oboti është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në Shkodër. Kryeministri Rama i ndodhur atje, tha se situata edhe pse ka problematikë, është mjaft e ulët krahasuar me vitin 2010 ku me mijëra hektarë tokë e deri në qytetin e Shkodrës ishin të përmbytura nga uji dhe detyruan 10 mijë veta të evakuoheshin. Rama shtoi  se në ndryshim nga 2010 ku uji qëndroi për disa ditë, me pastrimin e kanaleve, me pushimin e reshjeve uji do të tërhiqet vetë në një kohë të shkurtër.

Kryeministri bëri të ditur se nuk ka kosto në bagëti dhe se ushtria u ka ardhur në ndihmë familjeve të kësaj zone me 400 pako ndihma ushqimore apo nevojat që kanë pasur.

“Jemi në një situatë që mund ta konsiderojmë në kontroll duke përjashtuar zonën  E Obotit që gjithmonë ka qenë problematike dhe e paevitueshme. Ajo që më shqetëson është se reshjet intensive do të vijojnë në këtë zonë dhe nga ana kaskadës nuk ka shkarkime që përkeqësojnë përmbytjet në zonë, nuk ka banesa të dëmtuara, s’ka bagëti të dëmtuar dhe lëvizshmëria ka qenë e garantuar. Aty ku kemi bllokime do të fusim forca shtesë me ushtri e mjete lundrimi që t’u përgjigjemi të gjitha kërkesa edhe nevojat. Janë rreth 400 pako që kanë shkuar në familjet që kanë pasur problematikë. Në 2010 janë evakuuar 10 mijë veta dhe i kanë çuar në konvikte dhe palestra dhe uji ka qenë prezent me ditë të tëra. Sot me pushimin e reshjeve uji fillon e tërhiqet për shkak të kanaleve kulluese”, tha Rama.

I pranishëm në Obot me kryeministrin Rama ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se në terren janë 54 forca të Vaut të Dejës, 13 mjete ushtrie dhe nëse është e nevojshme mund të vihen në dispozicion edhe mjete lundruese.

“Kemi 54 forca të Vaut të Dejës dhe 13 mjete në qark dhe 2-3 mjete lundruese nëse është e nevojshme. Rruga është e kalueshme me mjetet e larta të ushtrisë dhe nga ky mirë menaxhim Fierza punon me dyer të mbyllura dhe Vau i Dejës ka shkarkime normale. Falë këtij mirëmenaxhimi nuk kemi skenarin e 2010”, tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

Përmbytjet/ Rama dhe Basha 'takohen' në Shkodër! Kryeministri: Dëmet të vogla krahasuar me 2010! Kreu demokrat: S'është koha për politikë, duhen masa urgjente


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes